Virale

Trump pritet me penisin gjigant në Britani, rrjeti shpërthen në të qeshura (Foto)

Ollie Nancarrow, student i arteve dhe bashkëthemeluesi i “Born Eco”, ka korrur barin e një fushe duke krijuar formën e një penisi.
Featured image of article: Trump pritet me penisin gjigant në Britani, rrjeti shpërthen në të qeshura (Foto) Presidneti Trump dhe piktura mikpritëse

BRITANI– Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare përgjatë tre ditëve.

Mirëpo përveç takimeve me mretëreshën Elizabethe apo me ministrat britanikë, Trump është përballur edhe me ‘mikpritjen’ e një studenti.

Ollie Nancarrow, student i arteve dhe bashkëthemeluesi i “Born Eco”, ka korrur barin e një fushe duke krijuar formën e një penisi, shkruan Independent.

Krahas tij 18-vjeçari ka shkruar edhe emrin e Presidentit Donald Trump.

Kjo pikturë është fotografuar nga drone dhe avionë të ndryshëm dhe është bërë virale në rrjet. Në të njëjtën fushë, Nancarrow ka vizatuar edhe një ari polar. “Ndryshimet klimatike janë një çështje e vërtetë,”– shkruan ai krahas ariut.

“Born Eco” është një faqe interneti që lidh blerësit me tregtarët që mbrojnë ambjentin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment