Bota

Trump mburret me marrëveshjen e Uashingtonit: Po i ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

VIDEO
Presidenti Trump mburret se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes këtyre dy vendeve.
Featured image of article: Trump mburret me marrëveshjen e Uashingtonit: Po i ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë Presidenti amerikan Donald Trump.

SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore ka kujtuar marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, ku mburret se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes këtyre dy vendeve.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm.”- u shpreh  presidenti Trump.

 

Ndërkohë më tej Presidenti amerikan ka thënë se këtë po e bënin për qindra vjet nën emra të ndryshëm, duke ju referuar nominimit të tij për Çmimin Nobel për Paqe.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm.“- tha trump, ndërkohë që  momenti i videos ku ai flet për Kosovën bërë virale në rrjet.

A.C/Dosja.al

Shto Koment