Bota

Trump dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike, Predidenca turke: Do bashkëpunohet për kapërcimin e situatës së COVID-19

Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenca turke, e cila në një njoftim për mediat ka shkruar se është zhvilluar një bisedë ku dy presidentët kanë shkëmbyer mendimet për ngjarjet e fundit.
Featured image of article: Trump dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike, Predidenca turke: Do bashkëpunohet për kapërcimin e situatës së COVID-19 Rexhep Taip Erdogan dhe Donald Trump

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenca turke, e cila në një njoftim për mediat ka shkruar se është zhvilluar një bisedë ku dy presidentët kanë shkëmbyer mendimet për ngjarjet e fundit.

Po ashtu bëhet me dije se dy vendet, SHBA e Turqia do kenë një bashkëpunim të ngushtë për kapërcimin e pandemisë së COVID-19.

“President i Erdogan ka folur me telefon me Presidentin e SHBA Donald Trump këtë mbrëmje. Ata shkëmbyen pikëpajet për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përputhje me frymën e solidaritetit midis aleatëve të NATO-s, të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë kundër kërcënimeve që pandemia Coronavirus paraqet për shëndetin publik dhe ekonomitë tona”, shkruhet në postim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment