Bota

Trump bën deklaratën e fortë: SHBA nuk do të izolohet edhe nëse goditet nga një valë e dytë e koronavirusit

Ai është shprehur se nëse në vend do të rikthehet një valë e dytë e pandemisë SHBA nuk do të izolohet. Po ashtu ai shtoi se mbyllja nuk është mënyra e duhur pasi vendi po bëhet gati për një rikthim ‘epik'
Featured image of article: Trump bën deklaratën e fortë: SHBA nuk do të izolohet edhe nëse goditet nga një valë e dytë e koronavirusit Presidenti amerikan, Donald Trump.

SHBA– Presidenti Donald Trump ditën e djeshme gjatë një vizite në një fabrikë të automobileve në Miçigan e cila tashmë po përdoret për prodhimin e respiratorëve për pacientët me COVID-19, ka bërë dhe një deklaratë përpara qyetarëve.

Ai është shprehur se nëse në vend do të rikthehet një valë e dytë e pandemisë SHBA nuk do të izolohet. Po ashtu ai shtoi se mbyllja nuk është mënyra e duhur pasi vendi po bëhet gati për një rikthim ‘epik’.

“SHBA nuk do të mbyllet. Një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”– është shprehur Trump.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Trump këmbënguli që bizneset e SHBA-së të rihapen edhe pse koronavirusi është nëpër. SHBA deri më tani regjistron  mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur.

Burimi: CNBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment