Politike

Tronditi rrjetin me artikulimin e saj/ Majlinda Halialj deklarohet e varfër, “Benz-i” dhuratë që ka në pronësi

Majlinda Halilaj ka në pronësi vetëm një makinë që ia ka dhuruar i ati.
Featured image of article: Tronditi rrjetin me artikulimin e saj/ Majlinda Halialj deklarohet e varfër, “Benz-i” dhuratë që ka në pronësi

Tiranë- Open Data ka publikuar së fundmi, pasuritë e deputetëve të rinj të Kuvendit. Një ndër ta është edhe deputetja e shumëpërfolur kohët e fundit, Majlinda Halilaj.

Ajo e cila mori mandatin e Lulzim Bashës, u bë e njohur për aktikulimin në Kuvend, ku nuk lexonte dot as fjalën e saj në letër.

Por çfarë pasurie ka Majlinda Halilaj? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në deklarimet e Open Data  ajo ka si pasuri vetëm një  autoveturë të tipit Mercedes Benz në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai në datën 19.03.2018. Deputetja e re, nuk ka as shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër.

Pasuria në emër në deputetes.

Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikua se atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment