Rajoni

Tronditet sërish Greqia, tërmeti 5.3 ballësh godet Kretën

Një tërmet 5.3 ballësh ka goditur sërish Kretën. Nuk ka persona të lënduar.
Featured image of article: Tronditet sërish Greqia, tërmeti 5.3 ballësh godet Kretën Tërmeti

Greqi- Një tërmet i madh ka goditur sërish Kretën. Mësohet se tërmeti me madhësi 5.2R është regjistruar me orën 07.40 në Kretë, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Ndërsa epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km në veri-perëndim të Heraklion dhe thellësia u vlerësua në 66.1 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme materiale.

Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim,“ tha Stavros Arnaoutakis, sizmiolog.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment