Sport

Tronditet PSG, tre futbollistë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Siç ka njoftuar vetë klubi francez nëpërmjet një artikulli në faqen zyrtare, 4 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, 3 prej të cilëve janë futbollistë
Featured image of article: Tronditet PSG, tre futbollistë rezultojnë pozitivë me koronavirus Neymar duke kryer tamponin

PARIS– Futbollistët e PSG po bëheshin gati të rinisnin stërvitjen, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri por edhe për ndeshjet e Champions League. Ndërkohë që të gjithë lojtarët dhe stafi teknik iu nënshtruan tamponëve për të parë nëse janë të prekur nga Covid-19, para se të nisë grumbullimi.

Siç ka njoftuar vetë klubi francez nëpërmjet një artikulli në faqen zyrtare, 4 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, 3 prej të cilëve janë futbollistë dhe një tjetër pjesëtar i stafit teknik.

Që të 4 këta nuk kanë shfaqur simptoma të virusit dhe nuk kanë takuar asnjë pjesëtar tjetër të klubit, ndaj janë vendosur në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë dhe nëse më pas do të rezultojnë negativë, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Tuchel për të nisur stërvitjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment