Sport

Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me koronavirus, njeri prej tyre në gjendje të rëndë

Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma
Featured image of article: Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me koronavirus, njeri prej tyre në gjendje të rëndë Skuadra e Vushtrisë

KOSOVË– Klubi i Vushtrisë ka njoftuar se dy futbollistë janë prekur nga koronavirusi dhe ka ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës. Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment