Sport

Tronditet futbolli shqiptar, 24 orë para rifillimit të aktivitetit futbollisti i Superiores del me koronavirus

Emri i lojtarit ende nuk bëhet i ditur, por ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin
Featured image of article: Tronditet futbolli shqiptar, 24 orë para rifillimit të aktivitetit futbollisti i Superiores del me koronavirus Foto Ilustruese

BALLSH-Tronditet edhe futbolli shqiptar nga koronavirusi, teksa 24 orë para rifillimit të kampionatit, një lojtar i Bylisit dyshohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një nga lojtarët e Bylisit ka rezultuar pozitiv dhe ka sjellë ankth të madh te pjesa tjetër e skuadrës.

Emri i lojtarit ende nuk bëhet i ditur, por ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Tani futbollisti ndodhet në spitalin e Fierit për ekzaminime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment