Sport

Tronditet Franca në prag të Ligës së Kombeve, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus

Ditën e martë “gjelat” do të luajnë ndaj Kroacisë, por Mbappe nuk do të jetë pjesë e skuadrës
Featured image of article: Tronditet Franca në prag të Ligës së Kombeve, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus Skuadra e Francës

PARIS-Kylian Mbappe, futbollisti i PSG dhe i Kombëtares franceze ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në përfundim të ndeshjes me Suedinë, lojtari i është nënshtruar testit që për fat të keq rezultoi pozitiv. Ditën e martë “gjelat” do të luajnë ndaj Kroacisë, por ylli francez nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Rasti i sulmuesit të ri nuk është i izoluar, pasi bëhet futbollisti i shtatë i parisienëve që preket nga COVID-19. Neymar, Icardi, Di Maria, Paredes, Navas dhe Marquinhos janë lojtarët e tjerë të testuar pozitivë.Lojtari shënoi golin e vetëm në atë fitore kundër Suedisë me shifrat 1-0.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment