Rajoni

Shpërthim në Beograd në zyrat e televizionit publik, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur  

Mediat serbe raportojnë se deri tani nga shpërthimi ka humbur jetën 1 person ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

SERBI-Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Beogradit. Shpërthimi ka ndodhur afër zyrave të Radio Televizionit të Serbisë. Mediat serbe raportojnë se deri tani nga shpërthimi ka humbur jetën 1 person ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Sipas raportimeve të para shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak se disa persona po rregullonin një defekt në sistemin e ajrimit të zyravëe të RTS-së dhe kanë lëvizur bombolat e oksigjenit, të cilat mendohet se kanë sjell shpërthimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shkak të shpërthimit disa ndërtesa dhe makinë që ndodheshin pranë janë dëmtuar ndërsa policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të mobilizuar flakët.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment