Rajoni

Tronditëse/Publikohen përgjimet, Ish-agjenti serb i UDB: Eliminonim njerëz që faji t’u mbetej shqiptarëve

Publikohet dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së se si njerëzit vriteshin dhe faji u lihej shqiptarëve.
Featured image of article: Tronditëse/Publikohen përgjimet, Ish-agjenti serb i UDB: Eliminonim njerëz që faji t’u mbetej shqiptarëve Pamje nga përgjimi telefonik

KOSOVË– Publikohet dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së, i cili gjatë një bisede telefonike tregonte se çfarë metodash përdorte Serbia për të vrarë njerëz e më pas për të fajësuar shqiptarët.

Përgjimet u publikuan në emisionin “Debat Plus” dhe ishin të regjistruara nga kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviç.

Për të parë përgjimin klikoni në minutën 1:22:28

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 efektivë ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.

Personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë. Ish-agjenti tha se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen, por ai nuk e kihste bërë.

UBD-ashi tregon se ishte thirrur në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës e që më pas të lihet faji te shqiptarët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment