Aktualitet

TRONDITËSE! Loja ‘Ruletë ruse’ solli vdekjen e Mehmet Qemës, 27-vjeçarit fatkeq i qëlloi arma e mbushur

Më pas, ai ka drejtuar pistoletën drejt Qemës dhe ka qëlluar. Për fatin e keq të 27-vjeçarit, pistoleta qëlloi të ishte e mbushur në atë moment, gjë që i solli dhe vdekjen. Për këtë lojë përdoret revolveri standard ishte “Nagant M” e cili ka një mulli me shtatë vende për fishekë.
Featured image of article: TRONDITËSE! Loja ‘Ruletë ruse’ solli vdekjen e Mehmet Qemës, 27-vjeçarit fatkeq i qëlloi arma e mbushur Mehmet Qema
Përditësuar:

TIRANË– Vrasja e Mehmet Qemës nuk ishte nga pakujdesia dhe as aksidentale. Mësohet se 27-vjeçari me miqtë e tij, mes tyre edhe autori Marjus Dema kanë qenë duke luajut lojën fatale që mban emrin “Ruletë ruse”. Radha ka qenë e Marjus Demës. Ky i fundit, siç e kërkon vetë loja, ka futur vetëm një plumb në armë dhe ka rrotulluar pjesën lëvizëse të revolverit.

Më pas, ai ka drejtuar pistoletën drejt Qemës dhe ka qëlluar. Për fatin e keq të 27-vjeçarit, pistoleta qëlloi të ishte e mbushur në atë moment, gjë që i solli dhe vdekjen. Për këtë lojë përdoret revolveri standard ishte “Nagant M” e cili ka një mulli me shtatë vende për fishekë.

 Çfarë është ruleta ruse?

‘Ruleta ruse’ është një lojë fatale vdekjeprurëse, ku jeta vihet vërtetë në rrezik. Lojtari vendos një plumb të vetëm në një revolver, rrotullon cilindrin, vendos grykën përballë kokës së tij dhe tërheq këmbëzën me shpresën se plumbi nuk do të dalë.

Ndeshja klasike luhet me një pistoletë gjashtëshe, pra që ka 6 fole për plumbat, por ku vetëm njëra përmban plumb. Cilindri rrotullohen dhe ndalet në mënyrë të rastësishme. Loja nis kur lojtari i parë e vendos pistoletën në kokën e tij dhe shkel këmbëzën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ruleta ruse” bazohet si “lojë” tek ligjet e teorisë së probabilitetit: Shansi që arma të qëllojë rritet pas çdo të shtëne bosh. Kjo duke pasur parasysh se pistoleta me mulli ka një numër fiks vendesh për plumbat, dhe faktin që cilindri nuk rrotullohet pas çdo të shtëne.

Duke qenë se kushtet janë të barabarta, probabiliteti që arma e zjarrit të qëllojë që me shkeljen e parë të këmbëzës është 1 në 6 ose 16.6 për qind; e dyta – 20 për qind, e treta – 25 për qind ; e katërta – 33.3 për qind ;e pesta 50 për qind; e gjashta është gjithnjë fatale, me 100 për qind shans që të qëllojë me plumb.

Pistoleta që përdoret në ‘ruletë ruse’

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema është shpallur në kërkim bashkë me pesë personat e tjerë që dëshmuan krimin. Ata janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.


FOTOT+DETAJE/ Si u vra Mehmet Qema teksa pinte në lokal gjatë orës policore, Marjus Dema nxorri armën dhe e qëlloi në zemër, më pas u ‘zhuk’. Shoqërohen 10 persona në polici, miqtë që dëshmuan krimin, shpallen në kërkim

(f.m/dosja.al)

Shto Koment