













RUSI-Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi. Sipas mediave të huaja, një përdorues i njohur i rrjetit YouTube ka vrarë të dashurën e tij shtatzënë, pasi një nga ndjekësit e tij e ka paguar 1,000 euro për të parë sesi do e torturonte.
Bëhet e ditur se Stas Reeflay e ka detyruar të dashurën e tij Valentina të qëndroi në ballkonin e apartamentit në temperatura nën zero vetëm me të brendshme. Pasi ka qëndruar aty 28- vjeçarja, e cila ishte në fazat e hershme të shtatzanisë vdiq nga i ftohti në shtëpinë e tyre të marrë me qera në fshatin Ivanovka pranë Moskës.
Sakaq, Stanislav Reshetnikov vazhdonte të transmetonte në YouTube edhe kur e kuptoi se Valentina ishte gjysmë e vdekur. Në pamjet të cilat tashmë janë ndalur në rrjet, shfaqet momenti kur ai e fut atë përsëri në apartament, duke tentuar ta sjellë në jetë.
Ai dëgjohet që thotë: “Valia, je gjallë? Lepurushe, ç’të ka ndodhur? Valia, Valia, e marrtë dreqi, dukesh si e vdekur,”-ka thënë ai.
Më pas ai kthehet nga shikuesit e tij dhe u thotë: “Djema nuk ka puls është e zbehtë, nuk merr frymë.”
Ndërkohë, transmetimi i tmerrshëm i ndjekur nga mijëra shikues, vazhdonte edhe pasi ai thirri ambulancën. Vdekja e saj shokuese ka shtuar reagime të shumta në Rusi për ndalimin e shfaqjeve të tilla, të cilat mund të shihen edhe nga fëmijët.
(k.a/dosja.al)