
ANGLI-Një ngjarje tronditëse është raportuar nga policia në Jorkshirin jugor. Sipas DailyMail, bëhet e ditur, se katër djem adoleshentë u arrestuan sot pasi dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 21-vjeçare në një park.
Fëmijët, të moshës 13, 14, 15 dhe 16 vjeç, u arrestuan nëntë ditë pasi u raportua sulmi ndaj 21-vjeçares në parkun High Hazels. Sipas njoftimit të policisë, të katër të miturit ndodhen në ambientet e paraburgimit.
“Katër persona janë arrestuar pas raporteve të një përdhunimi në Darnall, Sheffield javën e kaluar. Rreth orës 18:00 të asaj mbrëmje, u raportua se një grua 21-vjeçare u përdhunua nga një grup prej katër meshkujsh në High Hazels Park. Katër djem të moshës 13, 14, 15 dhe 16, u arrestuan nën dyshimin e përdhunimit dhe po qëndrojnë në paraburgim,“-thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit.
(k.a/dosja.al)