Bota

Tronditëse/ Arrestohet një infermiere në Angli, dyshohet për vrasjen e 8 foshnjeve

Një hetim i brendshëm u ndërmor kur mjekët zbuluan se foshnjat kishin vdekur pas dëmtimeve në zemrë dhe mushkëri. Gjithashtu një raport zbuloi se foshnjat kishin njolla të pazakonta në krahët dhe këmbët e tyre pas vdekjes.
Featured image of article: Tronditëse/ Arrestohet një infermiere në Angli, dyshohet për vrasjen e 8 foshnjeve

ANGLI-Lucy Letby është një infermiere për fëmijë, e cila është akuzuar për vrasjen e tetë foshnjeve dhe vrasje të mbetur në tentativë të 10 të tjerëve. Sipas Dailymail  ajo do të dalë sot në gjykatë, pasi është akuzuar për herë të tretë, për vrajse në spitalin Countess of Chester.

Akuzat, të cilat lidhen të gjitha me një periudhë midis 2015 dhe 2016, që kanë nisur pas një raportimi për vdekje të shtuar të foshnjave në këtë spital.

Një hetim i brendshëm u ndërmor kur mjekët zbuluan se foshnjat kishin vdekur pas dëmtimeve në zemrë dhe mushkëri. Gjithashtu një raport zbuloi se foshnjat kishin njolla të pazakonta në krahët dhe këmbët e tyre pas vdekjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Letby, nga Hereford, pritet të paraqitet ditën e sotme në Gjykatën e Warringtonit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment