BotaKuriozitete

Studimi i fundit: Pas pandemisë së COVID-19, e gjithë bota do të përballet me krizën e shëndetit mendor

Ky paralajmërim ka ardhur pas studimit të 'Ipsos Mori', i cili mori në sondazh 1,099 njerëz dhe arriiti në përfundimin se njerëzit po ndikohen nga izolimi duke bërë që atyre t’u shtohet niveli i ankthit frikës dhe vuajtjes mendore si pasojë e Covid-19.
Featured image of article: Studimi i fundit: Pas pandemisë së COVID-19, e gjithë bota do të përballet me krizën e shëndetit mendor Foto Ilustruese

BRITANI– Dhjetra shkencëtarë të shëndetit mendor, përfshirë neuroshkencëtarë, psikiatër, psikologë dhe ekspertë të shëndetit kanë paralajmruar se bota mund të përballet me një krizë të shëndetit mendor pasi pandemia të ketë mbaruar. Ata janë shprehur se virusi do të ketë ndikim afatëgjatë në mendjet e njerëzve dhe i kanë kërkuar qeverisë t’u japin përparësi për hulumtimet në mënyrë që të japin trajtime të bazuara në prova.

Ky paralajmërim ka ardhur pas studimit të ‘Ipsos Mori’, i cili mori në sondazh 1,099 njerëz dhe arriiti në përfundimin se njerëzit po ndikohen nga izolimi duke bërë që atyre t’u shtohet niveli i ankthit frikës dhe vuajtjes mendore si pasojë e Covid-19.

Ata paralajmrojnë se do të ndodh e njëjta gjë si pas epidemisë së SARS në vitin 2003 ku si pasojë pati një rritje prej 30% të vetëvrasjeve në mbi 65 vjeç dhe 29% e punonjësve të kujdesit shëndetësor pësuan shqetësime emocionale.

Profesori Universitetit i Glasgoe, Rory O’Connor, është shprehur se nëse nuk gjejmë një zgjidhje do të përballemi me shumë pasoja të rënda. Ai ka shtuar se gjendja mendore do të rëndohet pasi njerëzit kanë frikë, ndihen të vetmuar dhe po hasin në një rënie ekonomike.

“Rritja e izolimit shoqëror, vetmia, ankthi shëndetësor, stresi dhe një rënie ekonomike janë një stuhi e përsosur për të dëmtuar shëndetin mendor dhe mirëqenien e njerëzve.Nëse nuk bëjmë asgjë, rrezikojmë që njerëzit të ketë një gjendje të rëndë të shëndetit mendor, siç janë ankthi dhe depresioni, dhe një rritje e sjelljeve me probleme siç janë alkooli dhe varësia nga droga, bixhozi, sulmet në internet ose pasojat sociale, të tilla si pastrehësia dhe prishja e marrëdhënieve. Shkalla e këtij problemi është shumë serioze për tu injoruar, si në aspektin e çdo jete njerëzore që mund të preket, ashtu edhe për sa i përket ndikimit më të gjerë në shoqëri. “-është shprehur ai

Në studim thuhet se monitorimi nga momenti në moment, do të jetë i nevojshëm dhe kjo do të bëhet nëpërmjet teknologjisë siç janë telefonat mobil, për të trajtuar gjendjen në distancë të ankthit, depresioni, vetë-dëmtimi, vetëvrasjet, si dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi nevojë për një përgjigje kërkimore nëse do të kufizojmë pasojat negative të kësaj pandemie në shëndetin mendor të shoqërisë sonë tani dhe në të ardhmen,” u shpreh Ed Bullmore, nga universiteti i Kembrixhit.

Ai shprehet se për të bërë të mundur këtë gjë ne duhet të përdorim mjete digjitale dhe të gjejmë mënyra të reja për të matur shëndetin mendor të individëve nga distanca dhe më pas të gjejmë mënyra se si mund t’i trajtojmë ata lehtësisht. “Kjo përpjekje duhet të konsiderohet thelbësore për përgjigjen tonë ndaj pandemisë,” shtoi ai.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: Theindepedent

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment