
GREQI-Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm ishullin e Samosit. Lëkundejet e tërmetit janë ndjer në Greqi dhe në qytetin e Izmirit në Turqi. Tërmeti ka rënë në orën lokale 09:34 me një thellësi prej 10 kilometrash. Nga tërmeti i rënë nuk raportohen dëme materiale dhe as njerëz të lënduar.

Ky është tërmeti i dytë që ka goditur ishullin grek këtë vit. Tërmeti i parë ra datën 29 tetor dhe ishte me magnitudë 6.6 të shkallës rihter. Nga tërmeti i rënë mbetën 117 persona të vdekur në Izmir dhe 2 persona në ishullin e Samos.
(I.A/dosja.al)