Aktualitet

Triumfoi dhe mposhti sëmundjen e rëndë, regjisorja shqiptare ‘pushton’ Parisin

Regjisorja me origjinë nga Kosova, Arlinda Morina mposhti sëmundjen e rëndë të leuçemisë, pas një viti tepër të vështirë dhe fotoja e saj ka 'pushtuar' Parisin.
Featured image of article: Triumfoi dhe mposhti sëmundjen e rëndë, regjisorja shqiptare ‘pushton’ Parisin Fotoja e Arlinda Morinës në Paris, regjisorja që mposhti kancerin.

E vendosur të luftojë këtë sëmundje të vështirë, falë këmbënguljes vullnetit të mirë dhe shpresës që nuk ju shua kurrë, Arlinda Morina ka arritur të triumfojë, në një betejë ku të fitosh është shpesh e pamundur.

Pasi doli fitimtare, Indeksionline ka bërë me dije se fotoja e regjisores kosovare gjendet në një baner të madh, ngjitur me kullën Eiffel, ku janë vendosur të gjitha heroinat që mposhtën sëmundjen e kancerit.

Fotografia e realizuar nga fotografi francez, Boubkar Benzabat iu shtua listës së njerëzve që kanë mbijetuar me sëmundjet e kancerit, duke u vendosur pikërisht në Ditën Kundër Kancerit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Artisten kosovare, të gjithë e njohin me emrin Liki, e cila dashurinë dhe talentin për filmin e frymëzoi për të luftuar sëmundjen e leukemisë.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment