LIVE UPDATES
Art&Argëtim

TRIUMFI NË UDHËKRYQ

11 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
TRIUMFI NË UDHËKRYQ

 “Të gjitha qytetet janë çmenduri; por çmenduria është argëtim. Të gjitha qyetet janë të bukura por bukuria është zymtësi”- Christopher Morley 

Gjatë leximit të librit Best Seller “Triumfi i një qyteti” të autorit shumë të njohur Edëard Glaeser u ndriçova papritmas për të reflektuar disi lidhur me realitetin e vyer të  Kryeqytetit tonë pompoz Tirana. Në kohën kur njeriu ulet në poltronin e rehatisë ka kohë të bollshme për të medituar mbi rutinën e vrazhdë që e moleps dhe i merr frymën, por edhe për të medituar mbi të mirat e arritura në hamullinë e pashmangshme të territ kolapstik. Meditimet e mia nuk shkojnë shumë larg, janë shumë të prekshme dhe të ndjeshme. Mendoj për Tiranën, për Kryeqytetin e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm.

Pyes veten, si mundet Tirana t`i ndrijë suksesit?

Tolstoi mund të ketë patur të drejtë kur thoshte “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, çdo familje jo e lumtur ka pakënaqësi me veten e vet”.

Tirana është familja më e madhe e gjithë shqiptarëve, si brenda kufijve të saj gjeografikë, ashtu edhe jashtë juridiksionit të saj. Ajo ka një histori modeste krahasuar me metropolet e zhvilluara të vendeve Europiane, por ka dhe një rendësi të veçantë në mënyrën se si ajo u jetësua me frymën që sollën arkitektët Italianë Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Gerardo Bosio e deri tek arkitektura e stilit stalino-komunist. Nuk dua të zgjerohem lidhur me zhvillimin e master planit urbanistik të këtij qytetit, por për hapat e parë të formatizimit dhe përqasjes së tij me modelet më të mira Europiane.

Ata që kërkuan lulëzimin dhe konceptimin e një Tirane moderne sigurisht që ishin njerëz mendjehapur, intelektualë, qëndrestarë, pasionantë, burra shteti të aftë për të punuar dhe bashkëpunuar për të patur një kryeqytet dinjitoz me të gjitha fasilitetet e mundshme.

Sistemi komunist i instaluar fatkeqësisht për më shumë se gjysëm shekulli në vendin tonë ndryshoi në mënyrë tangente historinë e zhvillimit arkitekturor, ideo-kulturor dhe ekonomiko-social të kryeqytetit tonë. Qyqarët e sistemit monopartiak, edhe pse të ndryshëm në mendime, por hermetikë në të shprehur, ushqenin fort ideologjitë parimore moniste duke pranuar dhe bërë sehir ndaj qëndrimit në vend të ecurisë të kryeqytetit që kishte uri për demokraci dhe zhvillim.

Vonë, por më në fund Demokracia trokiti.

Tiranës i erdhi momenti i duhur për t`u lartësuar dhe qëndruar krah simotrave të saj Europiane. Mjeshtrat e mëdhenj të demokracisë premtuan se do e bënin Tiranën dhe gjithë Shqipërinë shtetin më efektiv, më të fuqishëm, më të bukur dhe më të gjallë në Europë.

Tirana ishte një plaçkë e bukur! Fatkeqësisht plaçkitësit mbërritën të etur, dolën nga zgavrrat e injorancës, rrëmbyen magjinë e saj dhe u mrekulluan.

Tiranës i plaçkitën institucionet, ekonominë, tokën, lumenjtë, rrugët, trotuaret, lulishtet, malin, fushën, vreshtat, bimësinë, ajrin, pastërtinë, dijen, kulturën, artin, ushtrinë, sipërrmarrjen, industrinë, kohën dhe historinë.

Politikat dërrmuese, shfrytëzuese, korruptive, banditeske, dekurajuse, manipuluese e kthyen kryeqytetin në bishë gllabëruese, në një gorgone të frikshme.

Çfarë duhet të bëjmë që Tirana të triumfojë përsëri?

Një depresion i madh post-komunist ka kapluar Tiranën. Nuk ështe i vetmi vend në botë që kalon këtë cikël të zymtë tranzicioni. Tirana ka shpresë. Jemi në kohë të kuptojmë që të gjithë qytetet e mëdha në botë kanë një energji njerëzore të pasur që shprehin veteveten në mënyra të ndryshme, në hapësirën e vet ideosinkretike.

Në shumë vende problematike dhe të varfëra të botës, kapitali njerëzor është e vetmja formë që sjell ndryshim. Një miks talentesh dhe të rinjsh të formuar në universitetet prestigjioze, persona energjikë dhe pozitivë që vijnë nga sipërmarrje të sukseshme në vend, përthithja e intelektualëve dhe elitës në gjirin e udhëheqjes do të ishte një nga elementet kryesore për largimin përfundimtar të kulisave dhe hajnave nga politikëbërja.

Madhësia e Tiranës është e menaxhueshme dhe në çdo lloj forme ajo mund të sigurojë një model ekonomiko-social, më të zhvilluarin në Ballkan.Kryqyteti kuçedër që digjet nga smogu i makinave dhe autobusave duhet të ndryshojë frymën arkaike dhe t’i nënshtrohet një organizimi madhështor të transportit publik nëpërmjet metrosë ose tramvajit.Nëse hartohet një master plan për zhvillimin urban, dhe infrastrukturor për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, zgjerimi i pusetave thithëse të ujërave sipërfaqësore, atëherë Tirana estetikisht dhe fizionomisht do të Triumfojë.

Nëse shporrim militantizimin, rruajmë vlerat dhe parimet qytetare, shkundim votën duke pranuar programin më të mirë partiak, njohim të drejtat dhe detyrimet civile, njohim referendumet dhe  protestat, mbrojmë interesin social dhe kërkojmë ndërgjegjësim publik, atëherë Tirana intelktualisht do të Triumfojë.

Nëse rritim aksesin për një edukim të avancuar, rritim standartin dhe kualitetin e shkollave publike, investojmë në shkencë, teknologji dhe në laboratore kërkimore-shkencore,atëherë Tirana shkencërisht do të Triumfojë.

Nëse vendoset një urë lidhëse partneriteti midis qeverisë lokale dhe sektorit privat, duke përfshirë në dialog sindikatat dhe shoqërinë civile në hartimin e projekt-ligjeve dhe në vendimarrjen e financimit të projekteve të mëdha që mund të kenë një impakt shqetësues për publikun  atëherë Tirana katërcipërisht do të Triumfojë.

Nëse rritet përgjegjshmëria dhe efektiviteti i strukturave institucionale, vendosen politika dhe praktika të drejta, të paanshme, transparente, jodiskriminuese,atëherë Tirana institucionalisht do të Triumfojë.

Nëse vendosim strategji zhvillimi ekonomik për përmirësimin e klimës së biznesit, në ruajtjen e biznesit ekzistues, në përthithjen e investimeve të huaja direkte si dhe në stimulimin e hapjeve dhe promovimin e bizneseve të reja atëherë Tirana ekonomikisht do të Triumfojë.

Nëse qeveritë lokale dhe qëndrore heqin kthetrat nga fyti i sistemit gjyqësor, lejojnë organet e drejtësisë të kryejnë në mënyrë të pavarur punën e tyre, atëhere Tirana arbitrarisht do të Triumfojë.

Nëse përmirësojmë kujdesin shëndetësor, tjetërsojmë shërbimin spitalor, standartizojmë cilësinë e barnave dhe materialeve mjekësore, nxitim higjienizimin publik dhe hartojmë politika parandaluese të infektimit të popullatës nëpëmjet depistimit rutinë, atëherë Tirana në shëndet publik do të Triumfojë.

Nëse ruajmë trëshëgimitë kulturore, natyrore, shpirtërore dhe i kthejmë ato në destinacione të përqëndruara turistike atëherë Tirana globalisht do të Triumfojë.

Nëse mbrojmë hapësirat e gjelbërta, rritim aksesin për parqe dhe rekreacione për një jetë aktive dhe të shëndetshme atëherë Tirana ambientalisht do të Triumfojë.

Nëse unë dhe ti sëbashku i vendosim gishtin kokës, duam dhe respektojmë njëri – tjetrin, nuk xhelozojmë me keqdashje, arsyetojmë, tregojmë edukatë dhe emancipim, atëherë Tirana në Europë do të Triumfojë.

Jorgji Qeramixhi

MBA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim tirana zhvillimi i tiranes tirana zhvillimi i tiranes

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 10:19

Ledion Liço emërohet drejtor i Top Albania Radio

TIRANË– Moderatori i njohur Ledion Liço, rikthehet sërisht në vëmendjen e mediave, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.Këtë herë ai është emë...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni