Sport

Triumf me Qipron, Shqipëria kryeson grupin në Eliminatoret e Botërorit

Dallas Moore me 20 pikë dhe Celis Taflaj me 18 ishin dy shënuesit më të mirë të kombëtares
Featured image of article: Triumf me Qipron, Shqipëria kryeson grupin në Eliminatoret e Botërorit

Kombëtarja e meshkujve në basketboll fitoi mbrëmjen e sotme 71-64 ndaj Qipros, ndeshje e vlefshme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2023 (Grupi A). Një sukses që mungonte prej vitesh për këtë ekip, duke rikthyer shpresën.

Takimi i luajtur në mjediset e “Akademisë Goga” në Durrës ishte me dy pamje për kuqezinjtë e trajnerit Bilali. Në pjesën e parë, Shqipëria vuajti shumë (miqtë udhëhoqën 43-27), duke mos dalë dot në lojën e mirë që tregoi pak ditë më parë në Portugali (kuqezinjtë humbën 70-62 atë sfidë). Ndërsa në pjesën e dytë loja foli totalisht për kombëtaren shqiptare, superiore në fushë, duke përmbysur disavantazhin dhe duke e merituar fitoren.

Dallas Moore me 20 pikë dhe Celis Taflaj me 18 ishin dy shënuesit më të mirë të kombëtares në këtë sfidë, mbështetur edhe nga Endrit Hysenagolli, me 13 pikë e 11 rebound.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ndeshjes, Shqipëria ndodhet në krye të Grupit A me 3 pikë (1 fitore, 1 humbje), ndërkohë që nesër luhet Bjellorusi-Portugali, dy ekipe që kanë fituar në takimet e para. Eliminatoret e Botërorit do të rikthehen në nëntor të këtij viti.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment