Aktualitet

Tritol poshtë makinës/ Çfarë dëshmoi në Polici Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë

Lici ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person.
Featured image of article: Tritol poshtë makinës/ Çfarë dëshmoi në Polici Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë Foto nga vendngjarja në Shkodër.

Shkodër- Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë, makinës së të cilit iu vendos tritol mëngjesin e sotëm ka deklaruar  në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person.  Nuk ka konflike me asnjë njeri”, ka thënë Lici në Polici.

Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip “Benz”  të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkur në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë.   Fatmirësisht nuk ka shpërthyer lënda plasëse.  Pritet që në Shkodër të mbërrijnë eskpertë të forcave xheniere,  në mënyrë që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të pakos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment