Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Aktualitet
Tritoli në Fushë-Krujë, si e paralajmëroi Naim Stafuka:Po fole më të çojmë te vëllai
21 Janar 2022, 21:59Nga DOSJA
TIRANË– Sot një shpërthim me tritol tronditi Fushë-Krujën, ku në shenjestër ishte dyqani i Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015. Rreth 2 muaj më parë, në nëntor të vitit të shkuar, ai ka dhënë një intervistë për herë të parë pas zhdukjes të së vëllait, duke përmendur edhe kërcënimet e ardhura në adresë të familjes së tij.
Më konkretisht ai tregoi është kërcënuar nga persona me maska, të cilët nuk ka arritur t’i identifikojë, por që i kanë thënë se po foli do ta çojnë te vëllai i tij. Por shtoi se nuk kishte mundur që t’i identifikonte personat që e kishin kërcënuar. Po ashtu, në të njëjtën intervistë, ai përmendi emrin e Durim Bamit, si të dyshuarin e tij kryesor për zhdukjen e të vëllait.
PJESË NGA INTERVISTA:
Po ju jeni kërcënuar pas kësaj ngjarjeje?
Jemi kërcënuar me maska, mua personalisht më kanë kërcënuar.
Mund të na tregosh më gjatë?
Nuk kam njohur njeri.
Si ka ndodhur?
Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë te vëllai yt”.
FUSHË KRUJË- Policia e Krujës ka dhënë informacionin zytar lidhur me shpërthimin e tritolit në banesës së Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës. Si...
FUSHË KRUJË- Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së Enver Stafukës në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30 të mbrëmjes...
SHKODËR- Të shtënat me armë zjarri drejt një lokali kanë prishur qetësinë e mbrëmjes! Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, Kristian Kr...
MALI I ZI- Nisma e ndërmarrë nga zvëndëskryeministri malazez Dritan Abazoviç ka sjellë protesta në vendin fqinj. Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmje...
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar, i akuzuar se kujdesej për një “shtëpi bari”, u arrestua në një aeroport teksa do të hipte në një aeroplan nga Lu...