Politike

Tritol makinës së Suad Licit, Voltana Ademi: Sot jo politikë, presim hetimet, situata në Shkodër nuk është e qetë (VD)

Ademi ka deklaruar se situata në Shkodër nuk është e qetë.
Featured image of article: Tritol makinës së Suad Licit, Voltana Ademi: Sot jo politikë, presim hetimet, situata në Shkodër nuk është e qetë (VD) Voltana Ademi

Tiranë– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për vendosjen e tritolit në makinën e Suad Licit,administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë,  ka deklaruar se sot nuk është momenti për deklarata politike dhe se më parë duhen pritur rezultatet e hetimeve. Ajo theksoi se situata e rendit në Shkodër nuk është aspak e qetë.

Unë u lajmërova nga media në fakt dhe erdha menjëherë, kam qenë afër, kalova para nja një ore këtu. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s, që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë, të një verifikimi paraprak që policia ka bërë dhe pastaj në varësi të asaj që do të verifikohet duhet të bëhen hetimet e duhura duke bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Shpresoj që të mos jetë dicka e tillë në emër të qytetit dhe sigurisë sonë, askush në qytetin tonë nuk do të ketë probleme kaq të rënda. Ti lëmë vendin forcave të policisë që të kryejnë detyrën, si qytetare, shtetare, si njeri që jeton cdo ditë këtu. Është e nevojshme që të gjithë të bëjmë detyrën për t’u gjetur e vërteta”Ajo na shqetëson është situata që në qytetin e Shkodrës nuk është e qetë. Për ngjarjet që ndodhin ditë pas dite.”, u shpreh ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip Benz” të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Fatmirësisht nuk ka shpërthyer lënda plasëse.

J.V/Dosja.al

Shto Koment