Politike

Pezullimi i koncesionit të Check Up, Shehu: Masë gjysmake, çliroi përkohësisht nga ‘skllaveria’ mjekun e familjes

Në një reagim në Facebook, Shehu shkruan se pezullimi i Check-up ka vetëm një element pozitiv, ate të çlirimit të mjekëve të familjes e kujdesit parësor nga mbushja e listave të tij.
Featured image of article: Pezullimi i koncesionit të Check Up, Shehu: Masë gjysmake, çliroi përkohësisht nga ‘skllaveria’ mjekun e familjes Tritan Shehu, ish-deputet

TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-ministri Tritan Shehu, ka reaguar pas pezullimit të koncensionit të Check-up nga qeveria shqiptare. Në një reagim në Facebook, Shehu shkruan se pezullimi i Check-up ka vetëm një element pozitiv, ate të çlirimit të mjekëve të familjes e kujdesit parësor nga mbushja e listave të tij. Po ashtu ish-deputeti shprehet se një shtet i përgjegjshem duhet të dije të kontrollojë sektoret strategjike në shëndetësi duke ruajtur mundësi të ndryshme manovrimi, pa prishur unitetin funksional të strukturave.

“Pezullimi i Check-up cliroi perkohesisht nga “skllaveria” mjekun e familjes, por duhet shume me shume! Kjo epidemi po fakton sa demtuese (pervec humjes ekonomike) jane PPP-te si monopole kombetare private nepermjet buxhetit ne shendetesi. Pezullimi i Check-up ka vetem nje element pozitiv, ate te clirimit te mjekeve te familjes e kujdesit paresor nga mbushja e listave te tij, gje qe i ka mbajtur larg “betejes” me kete epidemi, duke demtuar rende. Se paku kete per momentin e zgjidhi ai vendim gjysmak, pa thene me tej cdo behet me fondet e medha te destinuara per ate, qe duhen vene ne dispozicion te forcimit te kujdesit paresor, laboratoreve te tij etj.

I njejti konkluzion del dhe per PPP e tjera monopol si i sterilizimit e laboratoreve, qe sipas karakteristikave te tyre kane demtuar unitetin e spitaleve, fleksibilitetin e komandimit dhe adaptimin ne funksion me ngjarjet e jashte zakoneshme, duke u bere aktualisht keshtu aktualisht shkak per efekte negative, pa permendur elementin financiar. Nje shtet i pergjegjshem duhet te dije te kontrolloje sektoret strategjike ne shendetesi duke ruajtur mundesi te ndryshme manovrimi, pa prishur unitetin funksional te strukturave, apo akoma me keq te te gjithe sherbimit, si dhe duke perdorur me kujdes burimet financiare, ndryshe vendosesh para te pariturave te rrezikeshme sic jemi sot me ata sektore, te cilet keshtu jane jashte mundesise se involvimit total ne perballje me kete emergjence ndaj ketij virusi”, shkruan Shehu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme, Dosja.al raportoi se koncensioni është pezulluar në një kohë të pacaktuar, për shkak të situatës së përhapjes së koronavirusit. Për këtë reagoi dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se koncensioni është pezulluar dhe jo anuluar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment