Aktualitet

Tritan Kalo shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës, mjeku: Jam thellësisht i prekur, në ditët e mbetura të jetës sime do bëj të pamundurën për qytetarët

Kalo shprehet se nuk e kishte menduar që puna dhe përkushtimi i tij do të tërhiqte vëmendje e do të vlerësohej kaq lart.
Featured image of article: Tritan Kalo shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës, mjeku: Jam thellësisht i prekur, në ditët e mbetura të jetës sime do bëj të pamundurën për qytetarët Tritan Kalo

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun e njohur, Tritan Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku shprehet se është një vlerësim i madh për të. Në një postim në mediat sociale, Kalo shprehet se nuk e kishte menduar që puna dhe përkushtimi i tij do të tërhiqte vëmendje e do të vlerësohej kaq lart.

Më tej ai shprehet se është thellësisht i prekur nga ky nderim për të dhe shton se njërezit gjithmonë e kanë njohur dhe vlerësuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë.

REAGIMI I PLOTË

Kohë Kovodiane….QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS….Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE…..Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit….Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë….NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi…. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!

Mjeku Tritan Kalo nuk është i vetmi që është nderuar nga qyteti i tij i lindjes. Pak javë më parë dhe mjeku Pëllumb Pipero mori titullin qytetar nderi i Skraparit, për kontributin e tij në mjekësinë shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment