Aktualitet

Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo gatuan trahana në shtëpi, mesazhi optimist: Mos t’ju lëshojë zemra, bashkë do ia dalim

FOTO
Nuk ka munguar as kësaj here thirrja për shqiptarët, të cilëve u kërkoi që të mos i humbnin shpresat.
Featured image of article: Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo gatuan trahana në shtëpi, mesazhi optimist: Mos t’ju lëshojë zemra, bashkë do ia dalim Tritan Kalo

TIRANË–  Mjeku Tritan Kalo së fundmi është bërë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku edhe shpesh herë shpërndan këshilla sesi qytetarët të shmangin infektimin me covid-19.

Në postimin e tij më të fundit, me nota humori Kalo tregon vaktin e tij, trahana tradicionale dhe gjithë procesin e përgatitjes së saj. Nuk ka munguar as kësaj here thirrja për shqiptarët, të cilëve u kërkoi që të mos i humbnin shpresat.

Një recetë mbarëkombëtare…24 mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik…Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike elbasani dhe gjirokastre….Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..Ne bashkë do tia dalim mbanë!!!!,”-shkruan Kalo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto nga Tritan Kalo

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment