Sport

Tring nxjerr blof RTSH-në: Të drejtën e Champions League e kemi ne

RTSH përdori taksat e shqiptarëve për të blerë një shërbim që ishte falas në Vizion Plus dhe e trumbetoi këtë sikur do të transmetojë të gjitha ndeshjet e Champions-it
Featured image of article: Tring nxjerr blof RTSH-në: Të drejtën e Champions League e kemi ne Foto ilustruese

RTSH sot njoftoi me pompozitet se ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Champions League për tre sezone, por lajmi i publikuar në rrjetet sociale nuk është 100% i vërtetë. Atë që Dosja.al e raportoi fill pas njoftimit të RTSH-së, e konfirmon tashmë zyrtarisht Tring, e cila njofton se do të transmetojë plotësisht tre sezonet e ardhshme të këtij kompeticioni.

Me një reagim zyrtar, Tring bën me dije se ka ekskluzivitetin e transmetimit deri në vitin 2024. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim se RTSH ka investuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për vetëm një ndeshje në javë dhe ajo nuk do të jetë me zgjedhje. Me pak fjalë, produkti që ishte falas në Vizion Plus do të jetë i paguar me taksat tona në RTSH.

Njoftimi zyrtar i Tring:

Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024. Të gjitha ndeshjet do të përcillen ekskluzivisht në kanalet e dedikuara sportive! Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin tonë! Me kontratën ekzistuese, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të “UEFA Champions League” deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundit e sezonit të ardhshëm. Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA! E gjithë “UEFA Champions League”, do të vijojë të përcillet me cilësi dhe përkushim maksimal, duke vijuar me traditën e konsoliduar tashmë, të transmetimit ekskluziv të kompeticionit më të ndjekur në botë. Tring garanton cilësinë maksimale të programacionit të dedikuar ku spikat “Studio Champions League”, emisioni ku analizohet çdo detaj i ndeshjeve nga specialistët më të mirë. Po kështu vijmë tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it. Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht.

Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht. Emocionet e mëdha përjetohen vetëm në Tring, sepse ne do të vazhdojmë të jemi tribuna juaj vip, deri në vitin 2024!

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment