Sport

“Tris” shqiptarësh në krye të futbollit maqedon, Vardari bie në ligën e dytë

Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Struga Trim & Lum, kryesojnë kampionatin e elitar në vendin fqinj
Featured image of article: “Tris” shqiptarësh në krye të futbollit maqedon, Vardari bie në ligën e dytë
Përditësuar:

MAQEDONI – Në javën e 32-të të kampionatit maqedon, Shkëndija e Tetovës, e cila e ka siguruar titullin e katërt kampion në histori, fitoi 4-3 në fushën e Makedonija GP. Ndërkohë, skuadra e Shkupit, edhe pse barazoi 0-0 me Pelister, e siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Europa League.

Sakaq skuadra tjetër shqiptare, Struga Trim & Lum ka fituar 1-0 me Vardarit e Shkupit, duke u ngjitur në kuotën e 54 pikëve dhe renditur në vendin e tretë, pranë pjesëmarrjes në kupat e Europës. Fitorja e strugianëve solli edhe rënien e Vardarit një kategori më poshtë, si dhe i siguroi ndeshjen “play-out” Renovës, që humbi 2-0 ndaj Borev.

Ja dhe përfundimet teknike të javës së 32-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut:
Bellasica-A.Pandev 0-2
Boreci-Renova 2-0
Makedonija GP-Shkëndija 3-4
Rabotniçki-Sileksi 3-1
Shkupi-Pelisteri 0-0
Struga Trim & Lum-Vardari 1-0

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në javën e 33-të dhe fundit të kampionatit maqedon do të takohen: A. Pandev-Boreci, Pelisteri-Bellasica, Renova-Rabotniçki, Shkëndija-Shkupi, Sileksi-Struga TL dhe Vardari-Makedonija GP.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment