Sport

Trembet Barcelona, zbulohet shkalla e dëmtimit të Messit

Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë
Featured image of article: Trembet Barcelona, zbulohet shkalla e dëmtimit të Messit Lionel Messi

SPANJË-Barcelona në ankth për gjëndjen e Lionel Messit. Ylli argjentinas u ndal në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit. Media spanjolle TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë.

Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Messi ka merita të jashtëzakonshme pasi në 22 takime në të cilat është aktivizuar ka shënuar 19 herë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment