Aktualitet

Tremben banorët në Laprakë/ Policia kontrollon të rinjtë për drogë, njërin e godet me shpulla (Video)

Madje njërin prej tyre e ka goditur me shuplakë.

TIRANË– Banorët e Laprakës janë trembur një natë më parë për shkak të një aksioni policor.

Mësohet se efektivët e policisë kanë ndaluar një grup të rinj të cilët udhëtonin me një makinë në këtë zonë, për të kryer një kontroll.

Por, në videon e publikuar nga Top-Channel, duket edhe efektivi i cili pyet njërin nga të rinjtë dhe madje e godet edhe me shpullë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime jozyrtare shprehen se policët kishin dyshime të forta se ky grup i të rinjve merrej me trafik droge. Madje ata ishin shoqëruar dhe herë tjetër në polici.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment