LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po ndryshon tregu i fluturimeve nga pandemia/ Trafiku bie 61%, rritet pesha e Air Albania dhe Wizz Air

5 Shtator 2020, 05:47 Nga DOSJA
Si po ndryshon tregu i fluturimeve nga pandemia/ Trafiku bie 61%, rritet pesha e

Në 6 muajt e parë të vitit nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan gjithsej rreth 553 mijë pasagjerë, sipas të dhënave të Tirana International Airport (TIA), të përpunuara nga Monitor.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, trafiku i pasagjerëve ka rënë me 61%. Tkurrja erdhi që nga mesi i marsit, kur situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia detyroi mbylljen e të gjitha fluturimeve tregtare në prill dhe maj.

Në mars, trafiku në Rinas ra me 64%, në vetëm 76 mijë, nga 212 mijë pasagjerë në mars 2019. Në prill dhe në maj, nuk kishte asnjë fluturim tregtar, por vetëm përkatësisht 3,983 dhe 6,972 riatdhesime. Në qershor rifilluan fluturimet tregtare, me gjithsej rreth 28 mijë pasagjerë, me një tkurrje prej 91% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Rreth 40% e pasagjerëve kishin destinacion Italinë, në ulje nga kohët normale, kur trafiku drejt shtetit fqinj zinte gjysmën e totalit. Në qershor filluan dhe charterat turistikë me Bjellorusinë, ku fluturuan gjithsej (vajtje-ardhje) rreth 2300 pasagjerë.

Ndryshim ka shënuar dhe ndarja e tregut sipas kompanive ajrore. Më shumë sesa me pandeminë, këto ndryshime lidhen me mbylljen e Fly Ernest në janar të këtij viti (që zinte 17% të tregut të fluturimeve në fund të 2019-s), fillimin e operimeve të Air Albania dhe hyrjen agresive të operatorit me kosto të ulët, Wizz Air.

Sipas të dhënave nga TIA, kompania më e madhe në 6-mujorin e këtij viti vijoi të mbetetj Blue Panorama, me 21% të tregut, e pandryshuar në raport me një vit më parë. (Bëhet fjalë për peshën e tregut, ndërsa numri i pasagjerëve ka qenë në rënie të fortë për të gjitha kompanitë).

Në vend të dytë është ngjitur me shpejtësi Air Albania, kompania me një pjesë të pronësisë shtetërore, që hyri në treg në mes të vitit të kaluar. Në fund të 6 mujorit, Air Albania zinte 14% të tregut sipas numrit të pasagjerëve. Air Albania nisi fillimisht fluturimet drejt Stambollit, për t’u zgjeruar më pas drejt destinacioneve Italiane, Londrës e Frankfurtit. Air Albania ishte aktive dhe në fluturimet e riatdhesimit në prill e maj.

Albawings është në vend të tretë, me një rritje të peshës së tregut, nga 10 në fund të vitit në 14% për 6-mujorin e parë. Në vend të katërt ka kaluar Wizz Air, operatori ajror hungarez me kosto të ulët, i cili ishte mjaft agresiv pas fillimit të fluturimeve pas bllokimit, duke u zgjeruar në 25 destinacione dhe duke hapur dhe bazën në Shqipëri në korrik.

AlItalia kishte një pjesë tregu prej 7% të pandryshuar me fundin e 2019-s. Kompanitë e tjera kanë një peshë tregu 5% apo më pak.

Nga qershori, charterat fillonin e zinin 5% të tregut, deri në 10% në gusht, për shkak të fluturimeve turistike, gjeografia e të cilave u zgjerua ndjeshëm në 2019-n. Por këtë vit, numri i tyre mbetet i kufizuar vetëm te polakët, bjellorusët dhe ukrainasit, për shkak të pandemisë. Në qershor charterat zinin 1% të tregut (vetëm nga Bjellorusia), nga 5% në qershor 2019, kur nisën fluturimet nga Stokholmi, Tel Avivi, Helsinki, disa qytete Polake, Kopenhageni, Kievi, Riga etj.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fluturimet ne kohe pandemie tia fluturimet ne kohe pandemie tia

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shtator 2020, 19:16

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga...

Aktualitet 4 Shtator 2020, 17:31

TIRANE– Në vitin 2012, Tirana dhe jo vetëm u tronditën nga lajmi se një 23 vjeçare, Eglantina Buci, ishte vrarë dhe groposur në ‘Malin me Gropa” që ndodh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni