Politike

Tregoi arrogancë në çështjen “Alvin”, Gent Gazheli la postin e ambasadorit në Turqi, ja kush do ta zëvëndësojë

Kastriot Robo ka mbajtur më herët postin e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, për t'u liruar nga detyra nga presidenti Ilir Meta në 31 korrik të vitit të shkuar.
Featured image of article: Tregoi arrogancë në çështjen “Alvin”, Gent Gazheli la postin e ambasadorit në Turqi, ja kush do ta zëvëndësojë Alvin Berisha dhe Genti Gazheli

TIRANË– Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Ditën e nesërme në orën 11:00 Komisioni për Politikën e Jashtme do të zhvillojë një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador, Kastriot Robon.

Robo ka mbajtur më herët postin e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, për t’u liruar nga detyra nga presidenti Ilir Meta në 31 korrik të vitit të shkuar.

Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani dhe dha dorëheqjen për aryse personale, disa ditë para se të bëhej publik rasti i Alvinit.

Historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha  u transmetua nga “Le Iene”, por  fokusi ra edhe mbi ambasadorin shqiptar Gent Gazheli, i cili fillimisht premtoi se nuk do ta linte në kampin e Al Holit 11-vjeçarin. Pas disa ditësh, Gazheli nuk iu përgjigj më telefonatave të gazetarëve italianë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kush është Gent Gazheli?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment