Aktualitet

U përdhunua nga 22-vjeçari/ Zbardhet dëshmia e të miturës: Ndaloi makinën e më kërkoi të hiqja rrobat… Çfarë gjeti Policia në telefonin e tij

Kallëzëuesja është paraqitur në polici bashkë me të atin që siç thekson burimi policor pranë drejtorisë së Tiranës i dyshuari i kërkonte shpesh fotografi nudo.
Featured image of article: U përdhunua nga 22-vjeçari/ Zbardhet dëshmia e të miturës: Ndaloi makinën e më kërkoi të hiqja rrobat… Çfarë gjeti Policia në telefonin e tij Foto ilustruese

Top Channel zbardh ekskluzivisht dëshminë e vajzës së mitur nxënëse në klasën e nëntë të dhënë në komisariatin numër pesë, lidhur me ngjarjen që siç Policia njoftoi më herët “Një 22 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur”.

A. Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”.

Kallëzëuesja është paraqitur në polici bashkë me të atin që siç thekson burimi policor pranë drejtorisë së Tiranës i dyshuari i kërkonte shpesh fotografi nudo.

Në një moment komunikimin me të dyshuarin e ka zbuluar i ati i të miturës që ka kërkuar identitetin e të dyshuarit, por vajza nuk ka treguar. Në këto rrethana babai i të miturës ka kryer hetime dhe ka zbuluar se kush ishte personi dhe më pas ka shkuar në polici.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se A. Domi pas arrestimit ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së vajzës dhe ka shtuar ” ajo më ka denoncuar nga frika e prindërve”.

Por policia thotë se kreu arrestimin e të dyshuarit pasi gjatë kqyrjes së telefonit të tij ka zbuluar fotografitë nudo të vajzës pikërisht ditën kur ajo përshkruan se është përdhunuar.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Shto Koment