LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tregimi i së dielës: Sa femra hipin te makina ime…

5 Tetor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës: Sa femra hipin te makina ime…

U bënë dy javë që Vjosa nuk ve gjumë në sy. Qysh atë ditë kur te sedilja e makinës së Avniut,burrit të saj,gjeti një fije floku të gjatë ngjyrë kafe. Ia tregoi me një shikim provokues,por ai si gjithnjë hazër për përgjigje ekspres:

-Sa femra hypin te makina ime,nuk e gjej dot se e kujt është! Të bëjmë një quiz.
Në fakt ai punon veç me femra. Kështu e ka stafin. Ka një klinikë dentare e nga që punët i ecin mirë ka punësuar gjashtë dentiste. Njëra më e bukur se tjetra. Të rrezëllijë klinika,bën shaka Avniu.

Por ja që ajo fije floku ia përmbysi drejpeshimin. Mendja i thoshte se Avniu e tradhëtonte. Ishin martuar me dashuri,jetonin me dashuri e dy djemtë po i rrisnin me dashuri.
Avniu sivjet kapi 45 vjet. Qe plot shëndet,humor e gjallëri. Me këtë dashurohet çdo grua,thoshte Vjosa. Jo çdo grua,por edhe çdo vajzë,saktësonte.
Ditët vraponin e ajo fije floku ishte kthyer në kamzhik. E përcëllonte nga këmba te koka sa herë e sillte në mend.

Vetë punonte mjeke pranë një spitali me emër. Por iu zvenit pasioni për profesionin. Endërronte burrin me flokëkafen. Eshtë me siguri më e re se unë,kuptohet më e bukur. Në seks kush e di si shfryn e si bërtet. Kaq duhej e i çahej kafka nga dhimbja. E merrte para dalldia e një ditë shkoi te klinika e Avniut. E hapi derën e kabinetit të tij sikur plasi tritoli. Burri ngeli me sondë në dorē. I trembur nga furia e derës. Por sa pa Vjosën qeshi,u qetua. Edhe Vjosa ndjehu lehtësim,se nën vete ai kishte një burrë.
-Dola kot,-i tha e shkoi në kabinetet e tjera.

Nuk po i shihte koleget e burrit nga sytë,por nga flokët. Dhe për kënaqësi të gjitha ishin brune. Iku në shtëpi me fijen e flokut në tru. Do çmendem,i fliste vetes. Afër mesnatës i ra njē alarm i madh. Avniu punën e mbaronte në orën 5. Pse këto dy javë kthehej në 7? Ku shkonte ato orë?! Do e ndjek,vendosi. E që më 4 po priste te klinika e Avniut. Me makinë ndezur. Fiks në 5 ai doli,hypi te makina e tij e po shkonte drejt lagjes te kodrat. Vjosa nuk po i ndahej. Diku,pranë një dyqani lulesh ai ndaloi. Zbriti,bleu një tufë me zambakë e u nis prapë. Vjosës sa nuk po i binte të fikët. Kurvari,i shpëtoi. Duhej të qe tronditur se rruga para i dukej e verdhë,e zbehtë. Pas pak ndaloi. Mu tek dera e…ua,ua te shtëpia e Lilos,shokut të tij të ngushtë! Kur hyri brenda me tufën e luleve Vjosa ishte gati të vraponte e ta vriste. Si mund të shkosh me gruan e shokut,mor zagar? Si mund të tradhëtosh duke qeshur edhe gruan,edhe Lilon?

Nuk e kuptoi si e frenoi veten. Çoi veturën te cepi i rrugës e po priste me sytë mbi derën e Lilos. Edhe Lilo ishte dentist. Me Avniun u rritën bashkë. Nuk i shihje ndarë asnjëherë. Dukej sikur qenë vëllezër. Kur u martuan u lidhën më shumë. Berta,gruaja e Lilos qe pedagoge. Bukurinë e kish të lindur,pati fituar dhe Miss Tirana. Por qenka shpirtshëmtuar ,fliste Vjosa me vete. Ora ecte e Avniu kishte ngecur aty brenda,te mëkati,vazhdonte Vjosa e sytë nuk ia ndante derës. Afër orës 7 Avniu doli shend e verë. Bile po fishkëllinte. U kënaqe kurvar,e pyeste e shoqja nga larg. Më pas ajo u sorrollat nëpër qytet e në shtëpi mbërriti nga ora 8. Sa hyri e priti Avniu me pyetjen:
-Të kam bërë një supë brokoli që…

Por Vjosa ia ktheu:

-Ore,ta ftojmë ndonjë darkë Avniun me Bertën? Si thua?
Mendonte se Avniu do skuqej e zverdhej,por ai qeshi:
-Mirë e ke menduar,por ata janē në Amerikë. Do rrinë një muaj. Nëna e tij ka dy javë që është sëmurë e i shkoj çdo mbasdite. I gatuaj ndonjë gjë dhe i çoj pëherē lule. Nënë Esmaja ngordh për to.
Vjosës iu tha gjuha. Qeshi e lehtësuar e propozoi:
-Të shkoj nesër ta vizitoj.

Ajo natë qe më e lehtë. Survejimi doli nul,por,ah ajo fija e flokut,fija e dhimbjes,e dyshimit…

Mëngjesi e gjeti mbi makinë. Afër shtëpisë së Lilos do e linte te lavazhi i Beqos,atje e lante gjithnjë. Pastaj do vizitonte nënë Esmanë. Ashtu bëri e kur u kthyhe bash mbi timon pa një fije floku ngjyrë kafe dhe plot ndriçim. Sikur po e përqeshte. U çudit e u trondit. Edhe te makina ime fije floku femre?! Pyeti Beqon si me shaka:
-S’e ke larë mirë. Na,shiko fijen!
Ai qeshi.

-Kështu mbushem çdo ditë. Prapa lavazhit mbaj ca kuaj që argëtohen fëmijët mbasdite. Nxjerr ndonjë lek me ta. Po kur i pastroj më ngjten mua qimet e tyre dhe padashje i lëshoj mbi sediljet tuaja. Eh,kushedi sa burra i kam futur në siklet e sherr me gratë. Hahaha.
Vjosa u plandos në makinë,vuri kokën mbi timon e kaq u qetësua sa i erdhi një këputje e madhe. Donte të flinte jo me orë,por me ditë.

-Avniu im,më fal,-tha dhe e nisi makinën drejt bulevardit mes zhurmës e borijeve që sot i ndjente si muzikë përzjerë me paracatamol…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agim xhafka fija e flokut agim xhafka fija e flokut

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni