LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: DJALI NË SELANIK…

29 Dhjetor 2019, 13:07 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: DJALI NË SELANIK…

SHQIPËRI- Nuk u shqetësua asnjëri nga banorët e pallatit kur dëgjoi klithmën e Frosës. I paska erdhur djali nga Selaniku,thanë fqinjët e aq qe shpjegimi. Kështu bërtiste ajo sapo i biri,Ladi,i shfaqej te dera. Qe i vetmi,lindur pas shumë viteve e viteve martesë. Kur Frosa me Gaqon thuajse kaluan të dyzetat fati ua solli një djalë. Të bukur,të shëndetshëm dhe kur u rrit edhe të zgjuar e të dashur.

Kur shkoi në universitet Frosa me burrin kishin dalë në pension. Dukeshin si gjyshërit e tij, por ama dashurinë si gjyshër ia dhanë. As i bërtitën,as e trembën,as e qortuan ashpër. E edukuan me ledhe,me ëmbëlsi dhe me pérkushtim. Fëmija kur e mbante në dorë Frosa ishte si ajo kora që kishin te cepi i dhomës. Atje ku lutej Frosa dhe ndizte qiri,te fotoja e Shën Marisë me birin, Jezuin.

Kur Ladi po mbaronte vitin e parë nisën protestat,u hapën ambasadat dhe një natë te dera e Frosës trokiti Vasili,fqinji që kishte telefonin e vetëm në pallat.
-Gaqo,o Gaqo,djali në telefon,nga Greqia.
Kaq tha ai dhe vrap poshte jo veç Gaqo,por dhe Frosa.
-Jam në Selanik,mos u bëni merak. Do u marr prapë.
Ec e fli pas këtij lajmi. Frosa pyet e Gaqo ngre supet. Nuk dinin gjë që Ladi kishte përfunduar në Selanik. E kështu mes ankthit kaluan ditë,javë,muaj pa haber. Deri sa një natë u ngjit sërish Vasili.
-Gaqo,djali nga Selaniku.

Biseda qe e shtruar dhe e gjatë. Ladi kishte nisur punë si hidraulik te një mjeshtér grek. Paguhej mirë dhe kishte hequr ca para mënjanë. Por kishte merakun e tyre,shëndetin e tyre.
-Jemi top fare,mos mbaj kokën nga ne. Shiko punën,-i tha Gaqo.
Frosa nuk nxori asnjë llaf,veç lotët vù.

U ngrys viti e pleqtë i griu malli. U mpakën,hynë në ujë si doku i kombinatit. Ngryseshin pa folur,me një foto të Ladit që mbanin në duar. Shih e qaj. Kështu deri sa një natë vonë u dëgjua klithma e Frosës:
-Biri im!

U kuptua që çuni kishte mbërritur në Korçë. Ai mëngjes gjeti zgjuar Frosën,Gaqon dhe Ladin. Djali qe burrëruar,zbukuruar dhe i kishte peshë fjala.
-Fli tani,-i tha Frosa. -Kur të zgjohesh do e kesh gati lakrorin.

Ladi u zgjua shpejt se kishte marrë me vete plot porosi të shokëve,duhej t’ua conte te shtëpitë e tyre. Pa derën që u mbyll,frazën,po iki te ushqimorja të marr ato që më duhen për lakrorin që i tha e ëma dhe Ladi nisi të vishej. Pas pak erdhi Frosa,por me çantën bosh.

-Nuk qe hapur dyqani?- pyeti Ladi.
-Hapur,hapur. Do shkoj prapë,-tha ajo dhe ndezi një cigare.
Iku sa mbaroi thithjen e fundit. Ladi po hante mëngjesin. Ngadalë ,nuk po ngopej me ngrohtësinë e shtëpisë.

Nëna doli serish dhe erdhi prapë me çantën bosh. Ladi u çudit.
-A vajte në dyqan?
-Do iki prapë,-tha ajo e ndezi një cigare tjetër.

Djali mendoi se ka diç që nuk shkon. Mos nënën a ka zënë sëmundja e sklerozës,mos nuk mban mend pse doli nga shtëpia,mos… Iu drodh zemra,shihte të ëmën në dritë të syrit,por ajo veç qeshte.

Ladi doli bashkë me Frosën. U ndanë te dera. Ai lart te Besniku,se kishte një pako për familjen e tij,nëna poshtë,sërish drejt dyqanit. Sa la pakon edhe Ladi mori përposhtë shkallëve,por nga oborri u ndje zéri i Frosës.

-Më ka erdhur djali nga Selaniku,moj Neta. Mirë është,për bukuri. E ka marrë në punë një grek,një hidraulik me nam. Ia dha zanatin,po Ladi ia ka kaluar. Do rrijë dy ditë se ka punë.
Pas dy sekondash ia nisi:
-O Hasan vëllai,erdhi,erdhi Ladi. S’e ndjeu rrugën se e kishte marrë malli pér ne.
Pastaj:
-Ilovicë,moj Ilovicë,mbrëmë më erdhi djali. Thotë që do na marrë dhe ne me vete. Po s’kemi moshë për rrugë të gjata,u plakëm.

Te dera poshtë gati u pérplasën Frosa dhe Ladi. Ajo po ngjitej prapë lart me çantën bosh. Po këtë herë Ladi nuk e pyeti. E përqafoi dhe i tha:
-Më trembe ,o e mira ime. Mendova se të ka ikur kujtesa nga që ktheheshe me çantën pa ushqime,po ti i bëje me qëllim rrugët bosh. Doje t’u mburreshe fqinjëve me djalin tënd.

Malli për mua të ka kthyer në tellal të familjes. Kaq të ka gëzuar kthimi im sa nuk ngopesh duke e festuar jo vetëm,do ta ndash me lagjen. Dhe e gjete mënyrën. Gjoja shkon në pazar e lajmëron ata që të dalin para. Pastaj merr rrugën e dytë. Kështu deri sa krejt Korça ta mësojë se i biri i Frosës dhe i Gaqos mbérriti në bazë.

Rrinin të dy pérqafuar e asnjëri nuk ndahej prej tjetrit. Ashtu si në vite. Kur djali merrte aq dashuri. Tani i kishte trokitur koha që ta kthente krejt atë që mori. Nga dritaret e ballkonet e pallatit fqinjët po shihnin filmin më njerëzor,me producen Frosa&Gaqo nën interpretimin e artistit Lad Hidrauliku…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog 29 dhjetor 2019 agim xhafka djali ne selanik tregim i se dieles 29 dhjetor 2019 agim xhafka djali ne selanik tregim i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 26 Dhjetor 2019, 12:38

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...

Insights 26 Dhjetor 2019, 11:24

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...

Insights 25 Dhjetor 2019, 11:27

Një tradhëtar i kombit shqiptar

Samiti i ri rajonal midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Durrës, shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës....

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni