LIVE UPDATES
Insights

Tregimi i së dielës: Dhe i hap krahët fort, fort, fort

28 Korrik 2019, 08:32 Nga DOSJA
Tregimi i së dielës: Dhe i hap krahët fort, fort, fort

Që kur kam lindur, në atë vit të lashtë e deri sot, asnjëherë Pogradecin nuk e kam quajtur me emrin zyrtar. Përherë i kam thënë thjesht, Poradec. Notin e mësova në Poradec, isha me pushime në Poradec, çova të dashurën në Poradec, hëngra një koran në Poradec, qenë fjali që i bëra kaq herë gjatë jetës sime në muhabete me shokë e miq.

Ka ndodhur kështu nga që ai vend i bekuar më është bërë si i familjes. Njësoj si motrës psh i them Mozkë, megjthëse quhet Mimoza. Ledha të tilla i sjell veç afëria me dikë, pasioni, dashuria, respekti që të është injektuar në damarë.

Kjo ndodh edhe nga që e shijoj shumë Poradecin. Sidomos kur në Tiranë i nxehti shkon mbi 40 gradë Celsisus. Se të tillë jemi ne, jetojmë për inat të tjetrit. Freskia e mëngjesit dhe gjumi i natës shoqëruar me sinfoninë e valëve nuk kanë të paguar. Po kur ashtusesh? Art, ndjesi, magji. Asnjë pikë djerse, jo si në metropol që sa gruaja të prek gishtin e këmbës hidhesh përpjetë e i thua: “Në këtë zheg u kujtove?”

Ndaj ky qytet rrit lule, se ka shumë dashuri. Vertet ikin dritat si kudo, nuk ka një motor uji apo një skaf për bé, ama ka plot, me shumicë,varka me pedale, me një çadër në mes që ecin ngadalë e të ngjan sikur po sheh një shfaqje në Venecia. Se sipër mbajnë çifte të rinjsh që dhe dallga iu bindet e iu shtrohet. Kur sheh ato kupton pse gjolit në poezi i thonë liqer. Nga që të deh e ta çakordon petllën. Dhe mbi të gjitha Poradeci ka Lasgushin që i bën nder krejt Evropës. Liriku më i ëmbël, më i veçantë, më poetiku. Mbase Skenderbe populli ynë mund të lindë sërish, por Lasgush ta harrojmë, nuk ndodh më. Zoti u tregua një herë kaq bujar, ta falenderojmë. Apo sa emocion më sjell Mitrushi! I qetë si vetë ai ballë jetës së trazuar. Nuk dija shumë më parë nga jeta e tij, veç di të pohoj se fëmijërinë e kam kaluar me Xinxifilon. Asnjë nënë a gjyshe, sado e dashur, nuk tregon përralla si Pasko. I afrohem unë kur i rrëfej mbesës ato që mbaj mend mote të shkuara.

Ca ditë përpara isha në Ohër e pata mbresa të fuqishme. Një ditë aktive, me not, vrap, ekskursione me makinë e me anije mbushur plot turistë. Se atje kishte dhe aeroport e zbrisnin çarterat si pëllumbat tek sheshi i Milanos. Varfërinë e kemi njësoj. Tek shërbimet e çmimet na e kalojnë. Pra uroj të bëhemi si Ohri, por të ngelemi poradecarë.

Ky qytet ka njerëz që ndoshta nuk i ndesh kund, janë unikë. Të qeshur, të sjellshëm, punëtorë, modestë e mikpritës, aq mikpritës sa besoj që nga këtej krejt populli ynë është quajtur bujar.

Poradecin e dua se është albumi im i kujtimeve. Të gjithë kohë e pa kohë shohim fotot ndër vite. Për nostalgji, por edhe për të lexuar ndryshimin. Sidomos të larguarit nga atdheu që malli u bëhet kotkë pak më sipër se stomaku. I përkëdhelin fytyrat me dorë, dënesin, qajnë, qeshin, gëzohen. Siç bën një njeri që ka pirë ca dopjo e rend pas, në të shkuarën e tij. Por tek ky qytet kam albumin tim pa fotografi. Eshtë çudi, por kjo është e vërteta. Ruaj mbresa kaq të forta sa janë mbushur plot detaje. Ja, afër turizmit më parë kishte vila një, dy katëshe. Buzë gjolit shumë plepa, sa që kur njerëzit visheshin me rroba banjo për t’u kredhur ishte fresk se ende nuk binin rrezet atje, hije deri nga dreka. Mbase kam qënë 3-4 vjeç kur më çuan nga Korça për një ditë. Vajtëm e u kthyhem mbi një ZIS sovjetik, plot 40-50 persona. Mbaj mend që qaja se dallga më lagte breçkat. Hahaha, nuk më bindi as durimi i babait të futesha në ujë. Më vonë çdo verë në kampin e pionierëve më vjen në veshë borija që na lejonte t’i hynim liqenit me vrap. Ai gëzim më mbush dhe sot, kaq i fuqishëm ishte, kaq adrenalinë digjte. Nuk iu ndava as në gjimnaz, në kampet e rinisë. Flinim nga 20 në një kapanon, me krevate marinari, me dy banja në fund të korridorit, pa dushe, kremra, xhel e shampo. Me një sapun Rrogozhine që e fuste nëna mes teshave dhe me të laheshim në gjol e lanim ndërresat po atje. I kujtoj me ngazëllim dhe aroma e atyre viteve më përzjehet me të qeshurën e gocave një kat më poshtë, apo me shikimet “vrastare” të një poradecarke që banonte lart te agjencia e autobuzëve.

Nuk iu ndava qytetit as student, as kur u martova. Atje muajin e mjaltit e pas një viti tek hoteli në qendër gruaja shtatzanë, priste lindjen e binjakeve. Te kjo pema këtu priste, më pyet mbesa Frida.

Edhe më vonë me vajzat e vogla pushoja tek ky qytet i bekuar. Nuk e shmanga asnjëherë. U bëra gjysh e vij sërish me nipër e mbesa. Jetoj kudo nëpër glob, por Poradecin nuk e kam vetëm në zemër,e kam dashuri konkrete, se sa shkoj takoj prinderit në Korçë, në kthim përqafoj dhimbjen e gazin tim.

Vërtet ky qytet është albumi i kujtimeve të mija. Sa herë shëtis më dalin para prindërit, shokët e gjimnazit, vajzat e mija të vogla, Tasha e bukur, e gjatë, plot nur dhe e qeshur. Endërroj duke ecur. Më duket jeta kaq e bukur dhe jam kaq i lumtur sa Frida sikur e kupton e më thotë:”Gjysh unë ty të dua sa ky liqen!”

Dhe i hap krahët fort, fort, fort…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka liqeni i pogradecit agim xhafka liqeni i pogradecit

Sondazh

Poll
Insights 25 Korrik 2019, 20:58

Arsyet pse “ngelin në derë” njerëzit si unë

Kujdes, kjo është një letër për të qeshur dhe çdo përputhje me realitetin është rastësi.I dashur…Zgjedhja e partnerit në jetë është një short i frikshëm ...

Insights 23 Korrik 2019, 19:08

Opozitë pa NIPT

TIRANË- Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kri...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni