Blog

Tregimi i së dielës – Celulari

Nëna u mpak dhe zuri krevatin. Marieta cdo muaj merrte rrugët deri në burgun e Ballshit. Çonte ca ushqime e ca veshje dhe atë një orë me babain e vëllain e kishte aq të shijshme si ajo çokollata që i dha tezja kur ia solli kunati nga Amerika...
Featured image of article: Tregimi i së dielës – Celulari Agim Xhafka

Sa do shtrihej në krevat për të fjetur,kur dëgjoi zilen e celularit. Po shkonte mesnata dhe Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq,iu kujtua një thënie e nënës së saj. Rrëmbeu telefonin dhe te ekrani lexoi,Raqi. Uf,u qetësua. E hodhi te divani e shkoi te dhoma e gjumit.Zilja nuk pushonte,por Marieta u mbulua me jorgan e gjumi e rrëmbeu në ujrat e veta. Deri në mëngjes i erdhi ndér mend çdo gjë veç Raqi jo.

Raqi,ose Sotiraqi siç e quante ajo në fillim ishte burri i saj. Në fakt ish-i,se u ndanë shpejt,pas disa muaj martesë. Marieta e njohu në universitet. Ai studjonte për mjekësi,kjo për letërsi. Por u njohën nga motra e Raqit që banonte në një konvikt me Marietën. Qysh në njohjen e parë u trokiti zemra të dyve.

Shkonin si çift. Të gjatë,të shkathët,të mençur,të bukur. Nuk pritën dhe çelën fejesën. Dasmën e lanë pasi të mbaronin fakultetin. Raqi sa mbylli mjekësinë erdhi sërish pér specializim. Do bëhej kirurg. Ndaj universitetin e mbaruan në të njëjtin vit,paçka se Marieta ishte tre vjet më e vogël.

Raqi nisi punë në spital,Marieta në gjimnaz,mësuese e letérsisë. E pas ca muajsh u martuan. Me dasmë plot alegri. Shoqëria e Raqit i vuri zjarrin asaj nate. U lumturuan të gjithë. Më pas jeta hyri në detyrimet e punëve dhe të familjes. Lodhje,angazhime dhe plot gëzim e paqe në shtëpi.

Deri sa një ditë telefoni i shtëpisë nuk lajméroi urgjencë spitali.

-Ju flasim nga policia. Roberti,babai i gruas suaj është arrestuar pér agjitacion e propagandë.

Raqi e la telefonin të binte në tokë. U mbajt te muri. Nuk ia tha Marietës. Ajo dëgjoi gjithçka. U ul në kolltuk e zbehtë. Pas dy minutash i ra të fikët. Raqi u tremb se ajo ishte shtatzanë. E spèrkati me një gotë me ujë dhe deri në mëngjes nuk folën.
Sa u gdhi Marieta e mbajti vrapin te shtëpia e prindérve. Takoi nënën që shkulte faqet. Mësoi dhe gjëmën e dytë. Kishin arrestuar dhe vëllain. Ai sa kishte hyrë në gjimnaz.
-O zot,më mbaj mendjen,-klithi së brendshmi.

Nuk shkoi në punë. Iu gjend nënës dhe nga ca kushérinj mësoi se të atin e akuzonin se donte të pushtonte komitetin e partisë. Dhe djali qe bashkëpunëtor. Nuk bënte dot lidhjen e akuzës me babain e saj. Ai as një mizë nuk vriste në kuzhinë e asnjëherë nuk béri fjalë me kënd. Krenoheshin se ishte i ditur,i matur,i sjellshëm. Ankthi po i shtohej se vëllain nuk po e lëshonin. Ai qe minoren. Kush e di se ç’po pérjeton,mendonte Marieta.
Ndérkohë i mbetën sytë nga dera. Priste vëllain,por edhe Raqin. I duhej të qante te ai,të mbështetej e të ngashérehej. Por askush nuk po trokiste. Nga mbrëmja mori në telefon.

-Raqi,pate operacione sot?
Matanë dihatje.
-Do vish të më marrësh,apo…
-Bën mirë të rrish te nëna. Sot bëra kërkesë pér divorc.
-Hë?
Por matanë u dëgjua,pip,pip…

Nga brenda iu duk sikur një dorë e fortë ia hoqi zemrën e mushkëritë. I mbeti kraharori bosh. Nënës nuk i tha gjë. Boll ngarkesë kishte.

Pas ca muajsh babain dhe vëllain i dënuan nga 15 vjet. Marietën e hoqën nga puna si mësuese. Fat që e lanë në qytet. Punonte në komunale si mirëmbajtëse lulishtesh. Raqi nuk u bë asnjë ditë i gjallë. Vazhdonte operacionet dhe njerëzit e lavdéronin si kirurg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëna u mpak dhe zuri krevatin. Marieta cdo muaj merrte rrugët deri në burgun e Ballshit. Çonte ca ushqime e ca veshje dhe atë një orë me babain e vëllain e kishte aq të shijshme si ajo çokollata që i dha tezja kur ia solli kunati nga Amerika.

Por pati dhe ditë të bukura. Lindi Vjollca,bija e bukur me sy blu. Mbesa ngriti në këmbë dhe nënën e Marietës. Nisi të merrej me vajzën e iu ndriçua pak syri. E lajméroi Raqin,po nuk u duk për Vjollcën. Nuk u çudit. Dava frikacaku,vulosi mendimin për të.

Një mbasdite erdhi pér vizitë tezja.

-E more vesh? Babain e Raqit e futën në burg. Pér agjitacion e propagandë,njësoj si yt atë.
Marieta u çudit,por nuk u gëzua. Zoti nuk vonon,tha.

Vitet iknin. Vjollca rritej,Marieta u lidh me Gurin,shokun e shkollës. Dhe ai me baba në burg. Nuk shkoi dot në shkollë të lartë,nuk e lejuan. Donte të bëhej inxhinier,u bë elektriçist. Nuk e donte si Raqin,por e adhuronte pér sjelljen,respektin e nderimin që i bënte. Kur Vjollca e thérriste babi,qe gjëja më e natyrshme. Raqin e çuan mjek në malësi dhe vinte në qytet një herë në dy,tre muaj.

Marieta gati e harroi. Tani edhe kur shihte Vjollcën i rrinte në krah Guri. Si baba biologjik. Por kur vjen e keqja hapi derën,thotë populli. Babai vdiq në burg. Vëllai doli më parë se u përmbys komunizmi,u hapën burgjet. E mbajti frymën në Selanik. Gurin e kapi korrenti majë një shtylle elektrike dhe ngeli atje për disa orë. Qenë vite rrëmuje,askush nuk dinte se si ecte shteti. Marieta mbeti me Vjollcën mes katér mureve. Qe gati në depresion,por adoleshentja Vjollca e sillte në vete.

Fati e solli të kthehej mësuese në atë shkollë ku ishte. Dhe Raqi erdhi nga malësia. Filloi operacionet,por me sa duket merrte lekë se shpejt e shpej ngriti një vilë larg qytetit dhe çeli ca dyqane në qendér. I shkoi Vjollcës në shkollë.

-Jam babai yt,-i tha.
-Ke qënë dhe këto vite që ikën,-e qesëndisi ajo.
Më pas trokiti në shkollë.
-Pse nuk bashkohemi?- tha.
-Makiato jemi ne,-i tha Marieta.-Ti kafja dhe unë qumështi.

Raqi nuk dinte si ta vazhdonte më tej. E pa që me biseda nuk ia dilte dot ndaj nisi luftëm me sms. Po Marieta çdo herë sillte ndér mend formulën e bashkimit në martesë. Në sëmundje e në nevojë…Kështu u betuam e asnjë sekondë nuk iu gjend. Shoqet,koleget,fisi presion të bashkohej. Të hidhte pas ato që shkuan. Se ai ka pasuri,afron siguri,ke mirëqënie,mendo për Vjollcën…

Por Marieta e kishte vulosur. Burrë si pagator e si kompani sigurimi nuk donte. Ajo në ëndërra burrin e mendonte prej mishi,prej gjaku,me zemér të madhe,me shpatulla të forta,me gjoks të ngrohtë. E ky ishte Raqi,por tani nuk është më. Si ajo molla e kuqe majë pemës që të kënaq me ngjyrën,formën e shijen që e pérfytyron. Po në se bije në tokë e kalbet nuk e ze me dorë. E shkel,e shtyp dhe shkon tej…

Nga matanë u dëgjua zilja. Na është bërë si zukama e mushkonjës kur të vjen te veshi,tha e nxehur. E mbylli fort me gishtin tregues dhe e rasi thellë në çantë. Iku te puna,te letërsia e saj…

Shto Koment