Blog

“Tregimi i së dielës”, Agim Xhafka rrëfen historinë kur bleu shtëpinë e re: Ajo mbrëmje

Nga që nuk i gëzohesha asaj hapësire mblidhesha shpejt në shtëpi. Sa kthehesha nga puna nuk delja më. Shihja televizor, ndërroja vendet e pikturave dhe qejf, o qejf. Një nga këto mbrëmje mbushur me ngazëllim tringëlloi telefoni. E kisha vendosur në korridor. U ngrita nga kolltuku dhe:
Featured image of article: “Tregimi i së dielës”, Agim Xhafka rrëfen historinë kur bleu shtëpinë e re: Ajo mbrëmje Agim Xhafka

TIRANË- Nuk më harrohet. Sapo kisha hyrë në shtëpinë e re me plot tre dhoma gjumi. Krahasuar me kuvlinë ku jetoja më parë më dukej se tani kisha një lagje nën zotërim. Ballkonet ishin të gjata të gjata sa mendoja se po t’i bija dy herë fillim mbarim ishte aq sa rruga që të mbérrija te zyra ime.

Nga që nuk i gëzohesha asaj hapësire mblidhesha shpejt në shtëpi. Sa kthehesha nga puna nuk delja më. Shihja televizor,ndërroja vendet e pikturave dhe qejf, o qejf. Një nga këto mbrëmje mbushur me ngazëllim tringëlloi telefoni. E kisha vendosur në korridor. U ngrita nga kolltuku dhe:

-Alo?
-Bir,mirë je?
-Po,mama. Ju si jeni? Babai…
-Mirë të gjithë. Do vijmë dhe për shtëpinë e re. Mbase së shpejti. Por ti the që do vije në Korçë?
-Do vij, ja këto ditë.
-E mirë. Se doja një këshillë nga ty.
-Pérse?
-Flasim kur të vish!- dhe ma mbylli.
U ndjeva në gabim se vetë u premtova që do shkoja t’i shihja. Kisha menduar pas ca ditëve,por vendosa të nisem qysh të nesérmen.

I thashë gruas e ajo më kujtoi një porosi të rëndësishme, sipas saj.

-Thuaji Valkës për jorganët. Na duhen nja pesë copë se tani jemi shtëpi e madhe,do presim e do pércjellim njerëz,-këshilloi ajo.
Mëngjesi më gjeti në rrugë. Me atë ngazëllim sikur isha student e po rikthehesha në Korçë për pushimet e veres.

Trokitja te dera e prindérve është sikur i bije asaj porte me zemér,me ritmin e tërbuar pas një mallëngjimi të madh. Ndodhte cudia që pérherë e çelte nëna. Asnjëherë babai.
-Ta ndjej dorën,-ma zbuloi ajo sekretin e saj.

U gëzova që ndjeheshin mirë. Na gostiti nëna me lakrorin e saj që edhe po të isha në gjumë të thellë zgjohesha brof nga aroma. Babai më dha ca kupa raki Muskat,Pogradeci e vajti darka si te Sheratoni. U fola për punën time,për vajzat,për shtëpinë e re. Babai pas çdo fjalie thoshte birinxhi,ndérsa mamaja më pérkëdhelte flokët.

Ndérsa babai iu avit televizorit pér të ndjekur lajmet unë iu avita mamasë dhe i fola pér jorganët. Ajo kishte punuar një jetë jorganxheshë. Kishte bërë shumicën e pajave të korcarkave. E kur i flisja pér format që do zgjidhte,më thoshte:
-Me tulipanë do i bëjmë. Ngjyrë blu të errët deti.

Ramë të flinim vonë. Në mëngjes pasi piva kafen me pleqtë e mij,u nisa duke kënduar drejt Tiranës. Bota më dukej e bukur dhe jeta plot me ngjyra.
Sa arrita në shtëpi u rrotullova rreth dhomave,kuzhinës dhe po ecja nëpér ballkone.

Gruaja kishte dalë me vajzat dhe sa erdhi nisa t’i raportoj pér udhëtimin.
-Fola dhe për jorganët. Pa merak,që sot do niste t’i qepte,-i thashë.
-Po pér hallin e saj?
-Çfarë halli?
-Po a të mori në telefon mamaja mbrëmë vonë?
-Po,-i thashë dhe ngeca pa fjalë.

Mirë ajo që nuk e pérmendi,mbase e harroi,po unë si rrodha kështu.
Vrap te telefoni,mora Nestin,fqinjin e babait se prindérit nuk kishin telefon në shtëpi.
-Nesti,të lutem a e lajmëron pak nënën!- gati iu luta.
-Po,mor bir. Ja,tani.

Pas tre minutash dëgjoj matanë babain.
-Mirë arrite?- më pyeti.
-Ma jep mamanë,-i thashë.
-Eshtë shtrirë se ndjehet pak e lodhur. Po çfarë ke,ia them unë. I filloi jorganët,pa merak.
-Jo,nuk e kam atje hallin. Por mbrëmë më tha se donte të këshillohej me mua. Pér çfarë? Di gjë ti?

-Ndjehet herë pas here si e këputur dhe doktoresha i tha të bëjë një vizitë te kardiologu në Tiranë. Këtë donte të të thoshte. Por një herë tjetër,nuk është aq rëndë,-e tha si me gjysëm të qeshure.

-Ma puth fort,-i thashë dhe nuk e mbylla receptorin. E lashë të rrëzohej në tokë.
Nisa t’i bëj gjyqin vetes. Po tregohesha aq i egér sa po e krahasoja surratin tim me kriminelët që vrasin njerëz. U pérhumba fare dhe s’dija as ç’të bëja,as c’të thoja. Nëna kishte nevojë pér mua dhe unë i flisja për jorganët!!! Tmerr,mosmirënjohje dhe njeri me gjakun ujë. Ja se ç’isha unë. Nuk i ktheja përgjigje as gruas nga që më dukej se faji im nisi tek porosia e saj. Nuk ka falje pér ty,i thashë vetes. Mezi prisja të gdhihej. Agu do më gjente në rrugë e lindjen e diellit do e shihja në Korcë. Më fal,mama,do thoja në çdo kilometër. Plot 180 herë. Më fal,fal,fal…

 

Shto Koment