Bota

Tre viktima të tjera nga Covid-19, shkon në 37 numri i mjekëve të vdekur në Itali, 6.205 punonjës të mjeksisë të infektuar

 37 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi dhe 6.205 punonjës të mjeksisë janë infektuar, kanë raportuar autoritetet italine sëfundmi.
Featured image of article: Tre viktima të tjera nga Covid-19, shkon në 37 numri i mjekëve të vdekur në Itali, 6.205 punonjës të mjeksisë të infektuar

ITALI– Kriza e koronavirusit në Itali ka vrarë tani 37 mjekë ndërsa më shumë se 6.000 infermierë e mjekë të tjerë janë prekur nga COVID-19.

Tre mjekë të tjerë vdiqën nga koronavirusi dje, në Bergamo, Foggia dhe Napoli, tha Federata Italiane e Profesionistëve Mjekësorë, duke e çuarnumrin total në 37.

Kreu i një institutit kërkimor italian tha sot se 6,205 punonjës shëndetësorë ishin preku nga virusi.

‘Ajo që ne përballemi çdo ditë është një buletin i vërtetë i luftës. Mjekët dhe familjet e tyre vajtojnë për familjarët e tyre që kanë vdekur.”- tha Filippo Anelli, president i federatës së mjekëve.

Federata e mjekëve ka paralajmëruar se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë më i lartë sepse shumë mjekë vdesin papritmas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk i atribuohet drejtpërdrejt virusit, pasi tamponi nuk kryhet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më tepër, të paktën një infermiere besohet të ketë vrarë veten pasi ishte infektuar me koronavirus dhe nga frika se ajo kishte përhapur sëmundjen tek të tjerët.Daniela Trezzi, 34 vjeç kishte punuar në vijën e parë të krizës së koronavirusit në një spital në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment