Rajoni

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin tre person nga koronavirusi në Kosovë dhe infektohen 76 të tjerë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona me koronavirus duke e çuar në 604 numrin e përgjithshëm të viktimave në të gjithë territorin e Kosovës.
Featured image of article: Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin tre person nga koronavirusi në Kosovë dhe infektohen 76 të tjerë në 24 orët e fundit Foto ilustruese

KOSOVË–Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur  3 persona për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me bilancin e sotëm numri total i pacientë të infektuar ka shkuar në  14.839, ku mes tyre  604 kanë humbur betejën me virusin vdekjprurës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e janë  shëruar 165 pacientë të infektuar me koronavirus duke e çuar në 11.949 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I IKShPK: 

165 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.  Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.  

A.C/Dosja.al

Shto Koment