Rajoni

Tre temat kryesore të takimit në Bruksel/ Mediat serbe të shqetësuara: Mund të flitet për njohjen e Kosovës

Mediat serbe janë të shqetësuara se gjatë ditës së sotme mund të flitet edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia përmes një formule të gjetur nga Bashkimit Europian.
Featured image of article: Tre temat kryesore të takimit në Bruksel/ Mediat serbe të shqetësuara: Mund të flitet për njohjen e Kosovës Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Josep Borrell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

BRUKSEL– Sot po mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ndërmjetësuar nga diplomatët e BE-së, Josep Borrell, emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhelyi.

Mirpo teksa Borrell paralajmëroi se në takimin e sotëm do të trajtohet tema e rregullimeve të komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave, mediat serbe kanë shkruar se në fakt temat kryesore të diskutimeve janë, çështjet ekonomike, personat e zhdukur dhe  personat e shpërngulur, por jo vetëm.

Por teksa raportojnë për takimin në Bruksel mediat serbe janë të shqetësuara se gjatë ditës së sotme mund të flitet edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia përmes një formule të gjetur nga Bashkimit Europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Richard Grenell tha se çështja e njohjes që u hoq nga diskutimet në Ëashington do të rishqyrtohet në Bruksel. Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo do të diskutohet apo jo sot.”- ka shkruar media serbe, Blic.

Po të njëjtin lajm e ka publikuar edhe Kurir, media e cila ngre shqetësimin se nuk dihet nëse diskutimet e sotme do të ndalen vetëm tek tre pikat e sipërpërmendura duke parë edhe vendosmërinë e Brukselit për të gjetur një marrëveshje mes dy palëve.

A.C/Dosja.al

Shto Koment