Aktualitet

TRE TË PANDEHUR/ Prokuroria e Kavajës mbyll vrasjen e Haxhollit që përgjaku dupleksin e Marsida Qatjas: Bledar Toçi e ekzekutoi për vetëmbrojtje, parukierja akuzohet për drogë

Burime nga Prokuroria e Kavajës, bëjnë me dije për Dosja.al se të pandehur nga kjo dosje kanë dalë tre persona të pandehur.
Featured image of article: TRE TË PANDEHUR/ Prokuroria e Kavajës mbyll vrasjen e Haxhollit që përgjaku dupleksin e Marsida Qatjas: Bledar Toçi e ekzekutoi për vetëmbrojtje, parukierja akuzohet për drogë Bledar Toçi, Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli
Përditësuar:

KAVAJË– Prokuroria e Kavajës ka nsiur proçedurat e mbylljes së hetimeve në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, vetëm shtatë muaj më parë kur apartamenti i Marsida Qatjas u përfgjak me vrasjen e Dritan Haxhollit. Burime nga Prokuroria e Kavajës, bëjnë me dije për Dosja.al se të pandehur nga kjo dosje kanë dalë tre persona të pandehur:

Bledar Toçi, i cili ekzekutoi Hoxhollin dhe akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” si dhe “Vrasja në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”;

Marsida Qatja që akuzohet për veprën penale “Vënia në dispozicion të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike”.

Vëllai i Bledar Toçit, Bernard Toçi që akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja a lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 7 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtëpia e Marsida Qatjas u kthye në një skenë krimi, në orët e para të mëngjesit të datës 10 tetor të vitit 2019, ku një konflikt i armatosur përfundoi me vrasjen e Dritan Haxhollit. Autori ishte miku i parukieres, Bledar Toçi, i cili është aktualisht në burg bashkë me të vëllanë. ishte viktima, ai që hapi zjarr fillimisht dhe e plagosi Toçin në qafë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me armën e shërbimit, pasi shërbente në burg dhe  ela të vdekur në vedn Hoxhollin, me 16 plumba.

Brenda në dupleksin e Qatjas u gjetën edhe doza kokaine.

Dosja.al raportoi që prej ditëve të para, se grupi i cili u gjend në apartamentin duplex të Marsida Qatjas në Kavajë ishte vënë në përgjim prej së paku 4 muajsh dhe se ndaj tyre do të zhvillohej edhe një operacion për arrestimin e tyre, por që vrasja… prishi planet e policisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment