LIVE UPDATES
Insights

Tre skenarët, çfarë mund ta presë Shqipërinë?

7 Korrik 2019, 09:15 Nga DOSJA
Tre skenarët, çfarë mund ta presë Shqipërinë?

Pavarësisht nga parashikimet, përleshjet e dhunshme u shmangën në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve, pasi kundërshtarët e qeverisë mbajtën vetëm tubime të vogla dhe kryesisht paqësore. Megjithatë, kriza thjesht ka hyrë në një fazë të re. Dhe askush nuk është i bindur se konflikti midis dy formacioneve më të mëdha politike në Shqipëri mund të zgjidhet së shpejti.

Pas zgjedhjeve, Shqipëria është përballë, të paktën, tre mundësive: përshkallëzimit të dhunës, paralelizmit politik, ose një kompromisi të madh.

Në skenarin e parë, liderët demokratë nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe do të organizojnë protesta të reja duke ndërmarrë edhe veprimtari të tjera masive. Ka shumë pak gjasa që qeveria e socialistëve ta pranojë këtë, të ndryshojë çdo vendim, apo të organizojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Bllokimi do të rrisë më tej tensionet dhe mund të përhapet në të gjithë shoqërinë.

Një skenar i përshkallëzimit të kaosit dhe dhunës mund të nxitet ose nga një provokim nga njëra palë ose nga një demonstrim i dalë jashtë kontrollit, ku policia qëllon protestuesit. Një akt i rastësishëm i dhunës apo edhe një vrasje politike e planifikuar paraprakisht mund të shkaktojë dhunë të një niveli që nuk është dëshmuar në vend, në më shumë se njëzet vjet.

Në skenarin e dytë, i cili nuk përjashton krejtësisht konfrontimin e dhunshëm, opozita ndërmerr një qasje institucionale, në përpjekje për të ndërtuar një autoritet paralel. Pa ndonjë kompromis në dukje dhe me qeverinë e vendosur për të mos bërë marrëveshje me opozitën, liderët demokratë mund të tundohen për të formuar një shtet paralel.

Një model i tillë rebelimi është provuar dhe më parë, më së fundi në Moldavi dhe Venezuelë. Udhëheqësit e opozitës do të pretendonin se qeveria në detyrë ka shkelur kushtetutën duke shtypur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Opozita, gjithashtu, mund të pretendojë se si zgjedhjet e fundit të përgjithshme (2017) ashtu edhe zgjedhjet vendore ishin një mashtrim,  për shkak të manipulimit të votave dhe abuzimeve të tjera.

Akuza të tilla do të ofronin justifikimin për të deklaruar se qeveria është e paligjshme dhe opozita do të ndërmarrë hapa për të formuar një administratë të përkohshme dhe të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo mund të sjellë emërimin e një kryeministri dhe kabineti qeveritar paralel ose ndonjë lloj tjetër këshilli emergjence që nuk i përgjigjet qeverisë në Tiranë.

Një alternativë e kësaj do të ishte deklarimi i një autoriteti paralel, të ndarë nga qeveria, në rajonet e vendit ku demokratët janë më të fortë. Ky do të ishte një hap potencialisht i rrezikshëm që mund të rezultonte në ndërhyrjen e policisë. Një përpjekje për të përfshirë ushtrinë mund të rezultonte edhe më shkatërruese.

Megjithatë, nuk është kategorikisht e pamundur që një “Shqipëri e dytë” të krijohet nëse organet lokale të zbatimit të ligjit deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj administratës paralele dhe opozita merr kontrollin e disa zyrave të qeverisjes vendore si dhe të financave të tyre, duke ngritur pengesa për të parandaluar qeverinë  e Tiranës të rimarrë institucionet lokale.

Në fakt, paralelizmi do të ishte një formë separatizmi që mund ta bënte një pjesë të konsiderueshme të vendit të paqeverisshme. Një Shqipëri jo e bashkuar dhe e rrënuar do të dënohej ndërkombëtarisht si një shtet i copëtuar, ku investimet, turizmi dhe të gjitha format e angazhimit do të binin në mënyrë domethënëse. Teksa të dy palët do të bëheshin edhe më këmbëngulëse në pozicionin e tyre, Shqipëria do t’i ngjante Somalisë a Jemenit, edhe pse pa elementin e radikalizmit fetar. Një akt i tillë vetë-shkatërrimi mund të jetë i paprecedent në historinë moderne evropiane.

Një skenar i tretë, i cili mund të jetë më i vështiri, por i vetmi që do ta shpëtonte vendin nga një katastrofë, qoftë kjo e ngadaltë ose e shpejtë, do të sillte një kompromis madhështor mes qeverisë dhe opozitës. Për një kompromis të tillë, të dy palët do duhet të sakrifikojnë në mënyrë që të arrihen përfitime afatgjata.

Socialistët nuk mund t’i anashkalojnë demokratët si një grup i vogël i parëndësishëm, pasi votuesit dhe mbështetësit e tyre përbëjnë një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare dhe në disa zgjedhje ata kanë qenë shumica. Atyre (Pozitës) i duhet të ofrojë një numër kompromisesh të qarta, qoftë krijimin e një trupi konsultativ ndërpartiak, qoftë marrjen e anëtarëve të opozitës në administratë, qoftë me mundësimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, ose nëpërmjet ndonjë nisme tjetër që do të ulte tensionet dhe do të rivendoste legjitimitetin e të dyja palëve në këtë mosmarrëveshje.

Për demokratët, një ujdi e madhe do të kërkonte ndalimin e protestave publike, pakësimin e gjuhës zjarrvënëse dhe shmangien e kërkesave maksimaliste, në mënyrë që të dy palët të fillojnë dialogun. Udhëheqësit e partive duhet të shohin përtej votuesve drejt popullit shqiptar, që meriton më shumë nga liderët e tij se sa argumente të pafundme për përfitimet e pushtetit. Pa një kompromis të qëndrueshëm afatgjatë, Shqipëria do të kthehej në një shtet ‘të ngrirë’ me një popullsi të ndarë dhe me perspektivën e konfliktit të mirëfilltë në horizont. Kjo do të zvogëlonte ndjeshëm çdo shans për zhvillimin e saj ekonomik si dhe integrimin ndërkombëtar.

Marrë nga VOAL.CH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione janusz bugajski zgjedhjet ne shqiperi janusz bugajski zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 29 Qershor 2019, 20:47

Referendum për të gjykuar bojkotin!

Nesër është dita më paradoksale e historisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Për shkak të një strategjie të qartë të partive të opozitës, për të prodhuar destabilizim...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni