AktualitetRajoni

‘Far West’ në Athinë! Grabitësit shqiptarë qëllojnë me armë zjarri efektivët, vodhën makinën dhe 3 mijë euro në një dyqan, momenti kur i maskuari i drejton armën shitëses

VIDEO
Mediat greke shkruajnë se shqiptarët ishin në kërkim pasi katër ditë më parë kishin grabitur një makinë, ndërsa ditën e sotme kishin thyer një dyqan, ku kishin marrë mbi 3 mijë euro produkte. Por arratia e shqiptarëve sot, zgjati vetëm 30 minuta dhe më pas ata u vunë në pranga.
Featured image of article: ‘Far West’ në Athinë! Grabitësit shqiptarë qëllojnë me armë zjarri efektivët, vodhën makinën dhe 3 mijë euro në një dyqan, momenti kur i maskuari i drejton armën shitëses Grabitësi shqiptar
Përditësuar:

GREQI– Një skenë “Far West” është zhvilluar në qendër të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio, ku tre shqiptarë që ishin në kërkim janë përplasur me efektivët dhe nuk ka hezituar të qëllojnë me armë zjarri mbi ta.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët ishin në kërkim pasi katër ditë më parë kishin grabitur një makinë, ndërsa ditën e sotme kishin thyer një dyqan, ku kishin marrë mbi 3 mijë euro produkte. Por arratia e shqiptarëve sot, zgjati vetëm 30 minuta dhe më pas ata u vunë në pranga.

“Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, duke i rrezikuar jetën”, tha njëri nga efektivët e përfshirë në ngjarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në videon e publikuar nga mediat greke shihet edhe momenti kur një prej shqiptarëve, i maskuar dhe me armë në dorë kërcënon shitësen e dyqanit që t’i japë paratë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment