Bota

“Për 21 euro”, arrestohen 3 serbë pas vrasjes së amerikanit në Beograd

Tre të arrestuarit përkatësisht të moshave 38,35 dhe 57 vjeç kanë vrarë shtetasin amerikan 54-vjeçar në përpjekje për ti marrë atij paratë që kishte me vete të cilat arrinin vlerën e 21 eurove ose 2500dinarë.
Featured image of article: “Për 21 euro”, arrestohen 3 serbë pas vrasjes së amerikanit në Beograd Foto ilustruese

SERBITre persona janë janë arrestuar në Beograd ditën e sotme, pas kryerjes së veprës penale ‘vrasje e rëndë’.

Viktima ndodhej në Serbi që nga dhjetori i vitit të kaluar por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Tre të arrestuarit përkatësisht të moshave 38 ,35 dhe 57 vjeç kanë vrarë shtetasin amerikan 54-vjeçar, pasi pak minuta më parë kishin pirë të katërt në shoqërinë e njëri tjetrit sipas mediave serbe.

Vrasja u bë në përpjekje për ti marrë atij paratë që kishte me vete të cilat arrinin vlerën e 21 eurove ose 2500 dinarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me urdhër të Prokurorisë së Beogradit, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme, të Republikës së Serbisë, tre persona janë arrestuar dhe me vendim të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment