Dikur

Tre pozat që Ferdinando Scianna, ish-fotografi i “Christian Dior” fiksoi në Shqipërinë komuniste e të patrukuar: M’u duk sikur pinte coca-cola…ata ndjenin se kishte një botë jashtë atij vendi

VIDEO
Këta tre njerëz me këto tre objekte i bënë përshtypje footgrafit, për herë të parë. Scianna e dinte që Coca-cola ishte e ndaluar në Shqipëri.
Featured image of article: Tre pozat që Ferdinando Scianna, ish-fotografi i “Christian Dior” fiksoi në Shqipërinë komuniste e të patrukuar: M’u duk sikur pinte coca-cola…ata ndjenin se kishte një botë jashtë atij vendi Ferdinando Scianna dhe fotot e publikuara prej tij

TIRANË– Ferdinando Scianna, fotografi i mirënjohur që dikur ka shkrepur dhe pozat për “Christian Dior”, ka qenë edhe në Shqipëri. Në vitin 1984, Scianna, përmes një dokumentari, të publikuar nga Matilda Terpollari në Vizion Plus, fotografoi atë që pa.

Siç mund të themi ndryshe “street photography” (fotoja e rrugës). Scianna nuk trukoi asgjë, nuk ndryshoi asgjë, por thjesht shkrepi atë që i pa syri në rrugë. Fokusi i fotografim me një përvojë mbi 40-vjeçare, ishte tjetër gjë.

Ai nuk donte të shikonte momentin kur njerëzit të buzëqeshnin dhe t’i fotografonte, por donte thjesht t’i fotografonte, siç ishin, duke bërë pazarin në rrugë, të paçensuruar nga askush. Dhe tre prej fotove që shkrepi Scianna në Shqipëri, janë këto të treja.

Një çift, që ecën duke mbajtur një radio ‘Iliria’ poshtë një krahu, një djalë që mban dy postanë në krah, dhe një tjetër djalë që pi një arnçatë, sikur të ishte duke pirë coca-cola.

“Ajo nuk ishte Coca-cola, por ai e mbante si diçka të tillë. Ndërsa ai tjetri i mbante bostanët sikur të ishin diçka e mrekullueshme për të, jo si diçka e mërzitshme,”- thotë Scianna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta tre njerëz me këto tre objekte i bënë përshtypje footgrafit, për herë të parë. Scianna e dinte që Coca-cola ishte e ndaluar në Shqipëri.

“M’u duk fiks sikur po pinte coca-cola. Sikur s’donte t’ia dinte fare nëse ishte coca-cola ajo çfarë kishte në dorë, por e shijonte si të tillë,”- shton fotografi. Ndryshe nga çfarë shihej në Shqipërinë komuniste, përmes fotove të nxjerra nga ‘partia’, Scianna donte të nxirrte në pah ata njerëzit e patrukuar.

Këto foto ishin një shenjë, për një botë joshqiptare, për të cilën ata donin të tregonin se kishin dijeni,”- shton ai më tej.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment