Rajoni

Dalin rezultatet e analizave: Tre pacientët e dyshuar me koronavirus në Kosovë janë “negativë”

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).
Featured image of article: Dalin rezultatet e analizave: Tre pacientët e dyshuar me koronavirus në Kosovë janë “negativë”

KOSOVË– Tre pacientët e dyshuar të infektuar me koronavirus në Kosovë kanë rezultuar negativë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B,”- njofton IKSHPK-ja.

Njëri prej të dyshuarve ishte pacient i moshës 69-vjeçare dhe nuk është nga Kosova, ndërsa dy të tjerët janë të rinj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 11 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 300. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment