Aktualitet

Seanca për kontrollorët e Rinasit! Gjykata e Apelit cakton datën pas zgjedhjeve, kërkohet lirimi i tyre

Tre javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”, për shkak se kishte një fëmijë të mitur.
Featured image of article: Seanca për kontrollorët e Rinasit! Gjykata e Apelit cakton datën pas zgjedhjeve, kërkohet lirimi i tyre Kulla e Albcontrol

TIRANË– Seanca e sigurisë ndaj tre kontrollorëve do të mbahet më 27 prill. Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës e cila do të japë masën për të akuzuarit si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Kontrollorët apeluan vendimin e shkallës së Parë dhënë ndaj tyre. Më 27 prill, kontrollorët Armando Fevzga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca, do dalin përpara togave të zeza të apelit të kryeqyetit ku kerkojnë masë më të butë sigurie.

Tre javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”, për shkak se kishte një fëmijë të mitur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment