Aktualitet

Tre hite të fictionit shqiptar/ Marigoja, shtatzënia e Griseldës së Roshit dhe nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, historitë me dy anë që do ngelen gjatë në memorien e shqiptarëve

VIDEO
Sajesa e shtatzënisë, është një nga pikat kulmore të komedisë, që mbahet mend me këtë skenë të paharrueshme.
Featured image of article: Tre hite të fictionit shqiptar/ Marigoja, shtatzënia e Griseldës së Roshit dhe nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, historitë me dy anë që do ngelen gjatë në memorien e shqiptarëve Griselda, Elvis Ropshi, Ziada Cobo dhe Marigoja

TIRANË– Novela e Cajupit “14 – vjec dhëndërr” e botuar 118 vjet më parë, frymëzoi Dhimitër Anagnostin në 1987 të bënte një komedi brilante që e quajti “Përrallë nga e Kaluara”. Më vonë shumë të tjerë u frymëzuan nga komedia, por nuk ishin regjisorë, kryesisht ishin politikanë.

Sajesa e shtatzënisë, është një nga pikat kulmore të komedisë, që mbahet mend me këtë skenë të paharrueshme.

Të paharrueshme vecanërisht për Erjon Veliajn që e riprodhoi në variant politik, kur u shkruajti ambasadave për shtatzaninë e dështuar të Griseldës, 24 vjet pas komedisë. Në letrën e Veliajt ishte përshkruar me detaje një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë, duke e reshtuar në atë kohë, në radhën shkrimtarëve më të shquar të thrillerit bashkëkohor. Tragjedia dhe komedia u ndërthurën aq bukur, sa po të mos ishte për ddëshminë e Griseldës në polici, ende do përjetohej si një nga kryeveprat e letërsisë shqipe.

Griselda dhe Elvis Rroshi

Nuk ishte më keq kjo e Ardi Veliut. Që me sinqeritet dhe pasion, u shpjegoi deputetëve se si policët, duke njohur që në sy rrezikun që vinte nga një minoren më biografi të keqe, e neutralizuan me mjete rrethanore. Por edhe Komedia- dramë e Veliut, e interpretuar modestisht, dështoi pasi doli që videoja ekskluzive ishte vetëm një skenë filmi dhe nëna-kriminele, ishte në fakt një aktore me të shkuar mediatike, që aspironte madje të luftonte krimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto tre hite te fictionit shqiptar, një artistik dhe dy politikë, gjithsesi mbeten në garë me njëri-tjetrin. Nuk duhet nëvlerësuar asnjëherë ç’mund të sjellë e ardhmja.

Dosja.al

Shto Koment